cmimet e rrymes mbeten te pandryshuara edhe per vitin 2026 ne shqiperi 6942ce352edf3

​Çmimet e rrymës mbeten të pandryshuara edhe për vitin 2026 në Shqipëri

December 17, 2025
1 minut lexim

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) në Shqipëri vendosi që çmimet e shitjes me pakicë të energjisë elektrike për klientët fundorë që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) të mbeten në fuqi deri më 31 dhjetor 2026.

Vendimi u mor në mbledhjen e Bordit të ERE-s, pas vlerësimit të treguesve financiarë dhe ekonomikë të FSHU sh.a., nga të cilët rezulton se çmimet në fuqi mbulojnë kostot e aktivitetit dhe garantojnë funksionimin normal të shërbimit edhe për vitin 2026, transmeton ATSH.

Për konsumatorët familjarë që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj çmimi është 8,4 lekë (0.084 euro/kWh, ndërsa për konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 700 kWh në muaj, çmimi është 9,5 lekë (0.095 euro) kWh.

Po ashtu, ERE shtyu deri në fund të vitit 2026 edhe vlefshmërinë e çmimit të energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet me fuqi të instaluar mbi 11 kW, të lidhura në nivelin e tensionit 0,4 kV.

Çmimi i energjisë elektrike në pika/stacione karikimi të makinave elektrike me fuqi të instaluar mbi 11 kW, të lidhura në nivelin e tensionit 0,4 kV është 22 lekë (0.022 euro) kWh, ndërsa në orarin pik është 25,3 lekë (0.253 euro)/kWh.

ERE thekson se, në rast se pas rishikimit të tarifave të shpërndarjes së energjisë elektrike do të ketë ndryshime në kostot përkatëse, këto do të reflektohen më pas në çmimet me pakicë për klientët e shërbimit universal, sipas kuadrit ligjor në fuqi.Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si mund te ndikoje dhenia e shume dhuratave femijeve ne emocionet e tyre 6942bb915d7e6
Lajmi i mëparshëm

Si mund të ndikojë dhënia e shumë dhuratave fëmijëve në emocionet e tyre

klubi zkalter po mendon te beje nje perforcim ne krahun e djathte 6942ce9456e71
Lajmi i radhës

Klubi zkaltër po mendon të bëjë një përforcim në krahun e djathtë

Të fundit nga

ShkoLartë