cmimet e importit shenuan ulje te lehte ne shqiperi ndikohen kryesisht nga energjia 69370cd856f60

​Çmimet e importit shënuan ulje të lehtë në Shqipëri, ndikohen kryesisht nga energjia

December 8, 2025
1 minut lexim

Çmimet e importit në tremujorin e tretë në Shqipëri regjistruan një ulje të lehtë prej 0,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa në raport me tremujorin paraardhës shënuan rënie me 0,2%.

Referuar raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), ulja vjetore e çmimeve të importit u ndikua kryesisht nga sektori “energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar”, ku çmimet ranë me 4,6%.

Rënie u regjistrua gjithashtu në “furnizimin me ujë dhe aktivitetet e trajtimit të mbeturinave” me 0,7%, si edhe në “industrinë përpunuese”, që përfaqëson 94% të peshës totale të indeksit, me një ulje prej 0,3%.

Brenda industrisë përpunuese, zbritjen më të theksuar të çmimeve e pësuan aktivitetet e “përpunimit të produkteve ushqimore” me 1,7%, të ndjekura nga “prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri” me 1,2%, “konfeksionimi i veshjeve” me 0,8%, “prodhimi i pijeve” me 0,6% dhe “prodhimi i kimikateve” me 0,5%.

Ndërkohë, rritje të çmimeve shënuan “industritë e tjera” me 1,3%, “prodhimi i produkteve të duhanit” me 1,1% dhe “shtypshkrimi” me 0,8%.

Në ndryshimin tremujor, sektori i energjisë regjistroi një ulje prej 1,1%, ndërsa industria përpunuese ra me 0,1%.

Rritje u vërejt në seksionin e “furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbetjeve” me 0,9%.

Te industria përpunuese, ulja më e madhe u shënua te “përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,3%, pasuar nga “prodhimi i kimikateve” me 0,9% dhe “përpunimi i tekstileve” me 0,6%.

Rritje tremujore shënuan çmimet e “produkteve metalikë të fabrikuar” me 0,8% dhe ato të “produkteve të duhanit” me 0,7%.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fajin per gabimet ne tekstin e gjeografise per klasen e 7 mash e hedh te autoret termat me perkthim te vjeter 69370ad3ac0f0
Lajmi i mëparshëm

Fajin për gabimet në tekstin e gjeografisë për klasën e 7, MASH e hedh te autorët, termat me përkthim të vjetër

inter chivu para liverpool ndeshje e veshtire mungesa e salah nuk do te thote asgje 69370d389daf4
Lajmi i radhës

Inter, Chivu para Liverpool: Ndeshje e vështirë, mungesa e Salah nuk do të thotë asgjë

Të fundit nga

Meghan Trainor, nënë për herë të tretë!

Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate. Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë. “Vajza jonë Mikey

Ngjarjet e datës 22 janar

Mbahet ceremonia përmbyllëse e Programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. (Menza Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 10:00) Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe
ShkoLartë