cmendet moti stuhia tropikale melissa le pas tre te vdekur 68fcf03fe0ac3

Çmendet moti! Stuhia tropikale Melissa lë pas tre të vdekur

October 25, 2025
1 minut lexim

Stuhia tropikale Melissa ka shkaktuar vdekjen e tre personave në Haiti, kanë bërë të ditur autoritetet të premten, ndërsa pritet të forcohet në një uragan gjatë fundjavës, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC) të Shteteve të Bashkuara.

“Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur”, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes Civile e Haitit në faqen e saj zyrtare, “duke e çuar në tre numrin e viktimave të lidhura me motin në 48 orët e fundit”. Një prej viktimave, një burrë, humbi jetën të mërkurën pasi mbi të ra një pemë.

Sipas mbrojtjes civile, rritja e nivelit të ujit të lumit Saint-Martin, për shkak të reshjeve të dendura, ka shkatërruar një urë në pjesën verilindore të vendit dhe ka dëmtuar shtëpi në rajonin veriperëndimor, në Port-des-Paix.

Në mbrëmjen e së premtes, stuhia tropikale Melissa ndodhej rreth 360 kilometra në jugperëndim të Port-au-Prince, kryeqytetit të Haitit, dhe 310 kilometra në juglindje të Kingstonit, kryeqytetit të Xhamajkës, sipas paralajmërimit të fundit të emergjencës së NHC-së, të lëshuar në orën 03:00 me orën e Greqisë.

Sipas qendrës, stuhia pritet të forcohet në uragan brenda 48 orëve, duke goditur Xhamajkën dhe Haitin jugperëndimor.

Edhe pse intensiteti i saj ka ndryshuar pak në orët e fundit, NHC paralajmëron se mund të ketë përmbytje katastrofike dhe rrëshqitje toke në pjesën jugore të ishullit Hispaniola dhe në Xhamajkë gjatë fundjavës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkencetaret zbulojne veze dinozauri te ruajtur ne menyre perfekte 68fcefef90139
Lajmi i mëparshëm

​Shkencëtarët zbulojnë vezë dinozauri të ruajtur në mënyrë perfekte

FB IMG 1761406696558
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çdo lagje e Çairit po merr pamje të re, Dizhoni tashmë me infrastrukturë moderne!

Të fundit nga

ShkoLartë