clinton jam i lodhur nga ata qe i nencmojne myslimanet vetem pse jane myslimane allahu ne kuran thote se vendosi njerez te ndryshim ne bote qe te njihen dhe te mesojne nga njeri tjetri 6ada3582b7268

Clinton: Jam i lodhur nga ata që i nënçmojnë myslimanët vetëm pse janë myslimanë! Allahu në Kuran thotë se vendosi njerëz të ndryshim në botë, që të njihen dhe të mësojnë nga njëri-tjetri

October 22, 2026
1 minut lexim

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dënoi retorikën kundër myslimanëve dhe diskriminimin ndaj tyre gjatë një fjalimi në Qendrën e Adhurimit Koinonia në Florida, përcjell TV21. Ai tregoi se vajza e tij, Chelsea Clinton, e kishte lexuar Kuranin kur ishte adoleshente dhe i kishte treguar për një pjesë. Sipas tij, mesazhi i Kuranit është se popuj të ndryshëm janë vendosur në Tokë për t’u njohur dhe për të mësuar nga njëri-tjetri, e jo për ta nënçmuar njëri-tjetrin.

“Jam i lodhur nga njerëzit që i nënçmojnë myslimanët, vetëm pse janë myslimanë. Kurani thotë…dhe këtë e kam dëgjuar për herë të parë nga vajza ime, e cila e lexoi Kuranin nga fillimi deri në fund, kur ishte 15 vjeçe. Dhe ajo më tha, babi, lexoje këtë: Allahu vendosi njerëz të ndryshëm në botë jo për të urryer njëri-tjetrin, por që të njohin njëri-tjetrin dhe të mësojnë nga njëri-tjetri. Ka aktorë të mirë në secilën fe sepse jemi qenie njerëzore me të meta, por luftërat religjioze, luftërat kulturore…jam i lodhur. Por ka një dallim të madh mes të qenit i lodhur dhe të dorëzuarit”, tha Clinton.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama publikon fotografine e samitit pa kurtin dhe mickoskin reagojne komentuesit 6ada357e48a0e
Lajmi i mëparshëm

Rama publikon fotografinë e samitit pa Kurtin dhe Mickoskin, reagojnë komentuesit

nafta kalon 111 dollare per fuci tensionet ne lindjen e mesme tronditin tregjet 6ada35baa642b
Lajmi i radhës

Nafta kalon 111 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Të fundit nga

ShkoLartë