cka po ndodh me fc shkupi sileksi e publikon rezultatin zyrtar 0 3 689f7e02b0731

Çka po ndodh me FC Shkupi? Sileksi e publikon rezultatin zyrtar 0-3!

August 15, 2025
1 minut lexim

Skuadra e FC Shkupi është dashur që të dielën të luaj ndeshjen e javës së dytë kampionale kundër Sileskit nga Kratova, shkruan Open-TV.

Dhe, derisa, skuadra e FC Shkupi kërkonte një teren, sepse stadium i tyre në Çair nuk i plotësonte kërkesat për teknologjinë VAR, stadiumet në Kumanovë, Maxhari dhe në Strumicë u përmendën si alternativa, por asgjë e tillë nuk do të ndodhë, Sileksi i Kratovës në faqen e saj zyrtare e ka nxjerrë rezultatin zyrtar 0-3!

“Një tjetër fitore drejt titullit kampion.

Ekipi i Shkupit e anuloi ndeshjen nga raundi i dytë, kështu që ekipi ynë do ta fitojë atë me rezultat zyrtar 3:0.

Në raundin e tretë, ekipi i Makedonija GJP do të jetë mysafiri ynë të shtunën (23.08) nga ora 17:00, shihemi në stadium për të festuar së bashku një tjetër fitore”, kanë deklaruar nga FK Sileks.

Arsyeja zyrtare për anulimin e ndeshjes nga FC Shkupi nuk dihet. Përveç problemit të gjetjes së fushës, ekipi kishte edhe një problem organizativ, sepse në raundin e parë me Shkëndijën luajti me ekipin e të rinjve.

Mosparaqitja e radhës në ndeshje nga ana e Shkupit do të thotë rënie në renditjen më të ulët të garave. Ky do të jetë edhe një problem i ri për FFM-në dhe komisionerët e garave.

FC Shkupi ende nuk ka lëshuar ndonjë një deklaratë në lidhje me situatën e re. Shumë keq për një klub me traditë dhe histori të futbollit të përfundojë në këtë mënyrë. Shkupi dhe Shvercarat nuk e kanë merituar një gjë të tillë!

Një lutje deri tek biznismenët e shumtë në Shkup dhe gjetiu ta shpëtojnë Shkupin nga më e keqja, sepse është mëkat kjo që po e përjeton ky klub i madh dhe me trofe të shumtë! (Open-TV)

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vajza e joe biden hakmerret publikisht ndaj tradhtise se bashkeshortit publikon foton e tij me te dashuren 689f7a05b1f59
Lajmi i mëparshëm

Vajza e Joe Biden “hakmerret” publikisht ndaj tradhtisë së bashkëshortit, publikon foton e tij me të dashurën

sedat bislimi kandidat i vlen it per komunen e studenicanit 689f7e0691a1c
Lajmi i radhës

Sedat Bislimi, kandidat i VLEN-it për Komunën e Studenicanit

Të fundit nga

Protestë e PD-së në Surrel

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel.  Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”,
ShkoLartë