cka pas zgjedhjeve 690a70b25dea9

Çka pas zgjedhjeve?

November 4, 2025
min lexim

Rezultatet e zgjedhjeve sollën një realitet të ri politik në kampusin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Koalicioni VLEN doli fitues i padiskutueshëm në bllokun shqiptar dhe u rendit forca e dytë politike në shtet, duke dëshmuar se legjitimiteti politik dhe besimi i shqiptarëve tashmë janë në anën e saj.

Ky rezultat historik është një sinjal i qartë se shqiptarët kanë votuar për ndryshim, për një qasje të re politike, larg monopolit shumëvjeçar të një partie të vetme. Pas zgjedhjeve, VLEN duhet të përqendrohet në zbatimin e agjendës dhe programit të saj qeverisës, duke mos e kthyer kokën pas. Me këtë mandat të fuqishëm, ajo ka mundësinë të veprojë pa trysni, pa frikë dhe me vizion të qartë për rivendosjen e vijave të kuqe në funksionimin e qeverisë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Në anën tjetër, AKI – bashkimi i BDI-së me Aleancën e Selës dhe Taravarit – përjetoi një

disfatë të thellë. Pavarësisht se vetë e shpallën këtë proces si “referendum për shqiptarët”,

rezultati i tregoi të kundërtën: shqiptarët zgjodhën ndryshimin, jo status quo-në.

Kjo humbje e rëndë pritet të pasohet nga krizë e brendshme në të dyja kampet: tek Aleanca që humbi peshën e saj politike, dhe veçanërisht tek BDI, ku pas më shumë se 23 vitesh pushtet, froni i liderit është lëkundur seriozisht. Kriza e udhëheqjes dhe humbja e terrenit politik do ta detyrojë këtë subjekt të përballet me ristrukturim të thellë ose shpërbërje graduale.

Për VLEN-in, ky është moment historik – një mundësi e artë për të konsoliduar forcat politike shqiptare në një subjekt të vetëm, të qëndrueshëm dhe pa ndasi bajraktarësh. Një bashkim i tillë do të dëshmonte se nuk ekziston luftë për bajraktarizëm, por ekziston vullneti për bashkim rreth interesit kombëtar dhe qytetar. Kjo do të ishte një lëvizje e fuqishme për ta bindur popullin se interesi i tyre është interesi i përbashkët kombëtar, duke forcuar kështu besimin në politikën e re që përfaqëson VLEN.

Nëse ky momentum shfrytëzohet me mençuri dhe me vizion të qartë politik, VLEN ka

potencialin të bëhet forca udhëheqëse e së ardhmes politike shqiptare në Maqedoninë e

Veriut. Ky do të ishte hapi që e kthen suksesin zgjedhor në projekt afatgjatë kombëtar, duke e pozicionuar VLEN-in si faktor stabiliteti, përfaqësimi dhe zhvillimi për shqiptarët në vend.

Ferdi Baftija, Historian

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

filkov shtatedhjete nga gjithsej 128 ndermarrje komunale jane me humbje 690a70102140b
Lajmi i mëparshëm

Filkov: Shtatëdhjetë nga gjithsej 128 ndërmarrje komunale janë me humbje

mj raporti deshmi e pakthyeshmerise se shqiperise ne rrugen drejt be se 690a7214a672f
Lajmi i radhës

MJ: Raporti dëshmi e pakthyeshmërisë së Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë