citaku kerkon hetim te parregullsive ne mitrovice 691277a3ca07b

Çitaku kërkon hetim të parregullsive në Mitrovicë

November 11, 2025
1 minut lexim

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se qytetarët e Mitrovicës kanë merituar dhe e meritojnë një proces zgjedhor demokratik, transparent dhe të ndershëm, pa intimidime, pa presione, pa ndërhyrje.

Përmes një postimi në Facebook, ajo bëri thirrje që çdo parregullsi , gjatë dhe pas procesit zgjedhor duhet të hetohet nga organet kompetente.

“Çdo parregullsi, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor duhet të hetohet nga organet kompetente, pa asnjë ndikim apo ndërhyrje politike. Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht”, ka shkruar Çitaku.

Gjatë ditës së hënë, në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, zyrtarë të PDK-së atje kanë raportuar për parregullsi të shumta të procesit zgjedhor, derisa thonë se rreth 2 fletëvotime nuk përputheshin me numrat serikë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

florentino perez i pakenaqur edhe pse reali kryeson humbet besimin te trajneri 69127794befca
Lajmi i mëparshëm

Florentino Perez i pakënaqur edhe pse Reali kryeson, humbet besimin te trajneri

apple shtyn versionin e ardhshem te iphone air 6912786f50a93
Lajmi i radhës

Apple shtyn versionin e ardhshëm të iPhone Air

Të fundit nga

ShkoLartë