cisterna me 40 mije tone gati neser niset dergesa e pare e naftes ruse drejt shba se 6ad8e40378e3a

Cisterna me 40 mijë tonë gati! Nesër niset dërgesa e parë e naftës ruse drejt SHBA-së

October 21, 2026
1 minut lexim

Nesër do të niset dërgesa e parë e naftës dizel ruse drejt SHBA-së, në bazë të marrëveshjes mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Zëvendëskryeministri rus, Aleksandar Novak, deklaroi se cisterna do të ketë kapacitet prej 40.000 tonësh, transmeton agjencia Interfax. Pas kësaj, priten edhe dërgesa të tjera. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e eksportit të naftës dizel edhe në vende të tjera, por theksoi se kjo do të varet nga kapacitetet e rafinerive ruse në muajt e ardhshëm.

Trump dhe Putin, gjatë një bisede telefonike rreth dhjetë ditë më parë, u dakorduan për vazhdimin e dërgesave të naftës dizel ruse drejt SHBA-së. Uashingtoni i ka pezulluar sanksionet ndaj Moskës deri në prill të vitit 2027, për të mundësuar realizimin e këtyre dërgesave.

Marrëveshja shkaktoi reagime në Bashkimin Evropian dhe në Ukrainë, si dhe te disa kongresmenë republikanë, ndërsa në Moskë u prit me përshëndetje.

Rafineritë ruse janë shpesh objektiv i sulmeve me dronë me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina. Dëmet e shkaktuara deri më tani kanë kufizuar kapacitetet prodhuese të vendit. Si kundërpërgjigje, Moska vendosi ndalimin e eksportit të naftës dizel dhe benzinës.

Sulmet ukrainase janë kritikuar nga Trump, i cili pretendon se Kievi është përgjegjës për rritjen e çmimeve të energjisë, në prag të zgjedhjeve për Kongresin amerikan në nëntor, ku republikanët pritet të kenë rezultat të dobët.

Nga ana tjetër, Kievi argumenton se objektet e naftës janë objektiva legjitime ushtarake, pasi sigurojnë karburant dhe financim për luftën e Putinit.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha thirrje qytetareve bashkohuni me studentet e vetmja rruge per te kthyer normalitetin 6ad8e3fbdd70a
Lajmi i mëparshëm

Berisha thirrje qytetarëve: Bashkohuni me studentët, e vetmja rrugë për të kthyer normalitetin

rekord temperaturash ne japoni tokio dhe osaka shenojne mbi 30 grade celsius ne fund te tetorit 6ad8e43be7289
Lajmi i radhës

Rekord temperaturash në Japoni, Tokio dhe Osaka shënojnë mbi 30 gradë Celsius në fund të tetorit

Të fundit nga

ShkoLartë