cilat zona te kosoves jane me te rrezikuara nga termetet flet sizmologu mustafa 68f7408e31054

Cilat zona të Kosovës janë më të rrezikuara nga tërmetet? – flet sizmologu Mustafa

October 21, 2025
1 minut lexim

Shqipëria së fundmi është goditur nga dy tërmete, njëra 3.9 shkallë të Rihterit derisa tjetra 4.0.

Kjo ka rritur shqetësimin se tërmete mund të ketë edhe në Kosovë.

Për këtë temë në emisionin e mëngjesit ka folur sizmologu Shemsi Mustafa.

Mustafa në Klan Kosova ka shpjeguar se cilat zona në Kosovë janë më të rrezikuara.

“Një ndër zonat më të rrezikuara ku preket edhe Kosova janë: Pejë, Shkodër, Lezhë, Ulqin. Edhe e kemi faktikisht shkëputjen tektonike. Kjo zonë faktikisht ka gjeneruar tërmete edhe në të kaluarën mund të gjenerojë tërmete. Pastaj është zona Pejë-Deçan, zona e Prizrenit që në të kaluarën ka gjeneruar tërmete deri në 6.0 shkallë të Rihterit, pastaj zona Ferizaj Gjilan viti, që po ashtu në të kaluarën ka gjeneruar tërmete prej 6.0 shkallë të Rihterit, në vitin 1921 dhe pjesa veriore që fillon nga Mitrovica e deri në kufi”, deklaroi Mustafa.

Ai po ashtu dha edhe sqarime të tjera lidhur me zonat tektonike në Kosovë e rajon.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama apel grave per kryerjen e mamografise 68f73e72c3666
Lajmi i mëparshëm

Rama apel grave për kryerjen e mamografisë

pse pritja ne radhe eshte e bezdisshme 68f741b39be9b
Lajmi i radhës

Pse pritja në radhë është e bezdisshme?

Të fundit nga

ShkoLartë