cilat jane shtetet e europes me me shume miliardere 68e810759c9fc

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

October 9, 2025
1 minut lexim

Pabarazia ekonomike vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha në mbarë botën, duke përfshirë edhe kontinentin europian.

Sipas të dhënave të “Our World in Data”, në pothuajse të gjitha shtetet e Europës, 1% më i pasur i popullsisë zotëron të paktën 20% të pasurisë kombëtare.

Sipas revistës prestigjioze Forbes, në vitin 2025 numri i miliarderëve në botë ka arritur mbi 3,000, me një pasuri totale të përbashkët prej 16.1 trilionë dollarësh. Megjithatë, ajo është e përqendruar kryesisht në vetëm tre shtete. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe India zotërojnë më shumë se gjysmën e miliarderëve të botës.

Ndërsa në nivel global dominimi është jashtë Evropës, kontinenti i vjetër ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm të pasurish. Sipas Forbes, shteti evropian me numrin më të madh të miliarderëve është Gjermania, me gjithsej 171 individë që kanë pasuri mbi një miliard dollarë. Pasuria e kombinuar e tyre arrin në 676.4 miliardë euro.

Në vendin e dytë gjejmë Italinë, me 74 miliarderë që së bashku zotërojnë 289 miliardë euro. Mbretëria e Bashkuar renditet në vendin e tretë, me 55 miliarderë që kanë një pasuri të kombinuar prej 203 miliardë eurosh.

Në Francë numërohen 52 miliarderë, ndërsa menjëherë pas saj renditen Suedia me 45 dhe Zvicra me 42 miliarderë, duke reflektuar nivelin e lartë të pasurisë së përqendruar në këto shtete relativisht të vogla.

Midis pesë ekonomive më të mëdha të Evropës, Spanja ka numrin më të ulët të super të pasurve, me 34 në total.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhunuan me sende te forta 61 vjecarin arrestohen dy autoret e dyshuar rezultuan me precedente penale 68e810055fd90
Lajmi i mëparshëm

Dhunuan me sende të forta 61-vjeçarin, arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë

video lideri i hamas deklaron fundin e luftes ne gaza al hayya armepushimi do te jete i perhershem shba dha garanci 68e8122f5e8d2
Lajmi i radhës

VIDEO/ Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza, Al-Hayya: Armëpushimi do të jetë i përhershëm, SHBA dha garanci

Të fundit nga

ShkoLartë