cila eshte arsyeja 85 vjecari al pacino transformohet ne bos mafie 68faa998c968c

Cila është arsyeja? 85-vjeçari Al Pacino transformohet në bos mafie

October 24, 2025
1 minut lexim

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Al Pacino, rikthehet në ditët e “Godfather” me filmin e ri aksion-triller “Father Joe”, ku luan rolin e një bosi të fuqishëm të mafias.

85-vjeçari u shfaq për herë të parë në setin e xhirimeve në Paris, të martën, i transformuar plotësisht në personazhin e tij, shkruan “Daily Mail”.

Aktori amerikan është i njohur botërisht për rolin legjendar të Michael Corleone në trilogjinë “The Godfather”.

Image

Al Pacino

Duke u rikthyer te rrënjët e tij si gangster, ylli i filmit u pa i veshur nga koka te këmbët me ngjyrë bezhë, me një jakë të madhe prej gëzofi artificial që i plotësonte kostumin në mënyrë dramatike.

Ndërkohë filmi po drejtohet nga Barthelemy Grossmann, ndërsa aktori Kiefer Sutherland do të luajë rolin kryesor si Father Joe, përkrah Pacino-s.

Image

Al Pacino

Ky triller i ri aksion zhvillohet në Manhattan të viteve 1990, ku Father Joe paraqitet si një burrë me besim të fortë fetar, i cili nis një luftë të dhunshme kundër botës së krimit në qytet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarjet e dates 24 tetor 68faa87772af4
Lajmi i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 24 tetor

taravari 100 here te mbahen zgjedhje ne gostivar 100 here fiton valbon limani 68fabad942b64
Lajmi i radhës

Taravari: 100 herë të mbahen zgjedhje në Gostivar, 100 herë fiton Valbon Limani

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë