Ciara dukej absolutisht mahnitëse teksa shoqëroi bashkëshortin e saj, Russell Wilson, në NFL Honors 2026! Diva 40-vjeçare e muzikës ndezi tapetin e kuq mbrëmjen e së enjtes (5 shkurt) në Palace of Fine Arts në San Francisko, Kaliforni, duke treguar stil, vetëbesim dhe shumë glam.
E veshur me një fustan tejet provokues që zbulonte elemente lingerie, Ciara nuk la vend për dyshim se di si të vjedhë skenën.
Me elegancë dhe finesë, ajo pozoi për kamerat, ndërsa të gjithë sytë ishin nga ajo — një kombinim perfekt i sensualitetit dhe klasit.

Në krah të saj ishte Russell Wilson, një emër i njohur dhe i respektuar në botën e NFL-së. Ylli i futbollit amerikan është tashmë “veteran” i NFL Honors, pasi ka fituar Bart Starr Award në vitin 2022, Walter Payton NFL Man of the Year në 2021, si dhe Pepsi NFL Rookie of the Year në fillimet e karrierës së tij.
Çifti u shfaq më i dashuruar se kurrë, duke dëshmuar edhe një herë se janë një nga dyshet më glamuroze të sportit dhe showbiz-it. Kur moda, fama dhe suksesi bashkohen — rezultati quhet Ciara & Russell!

Burimi: botasot.info


