christina aguilera mahnit me nje paraqitje sensuale ne te brendshme transparente 6883ae5bf3962

Christina Aguilera mahnit me një paraqitje sensuale në të brendshme transparente

July 25, 2025
1 minut lexim

Christina Aguilera tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram të premten, teksa ndau një seri fotosh provokuese të realizuara në një dhomë hoteli luksoze.

Këngëtarja e njohur e hitit Genie In A Bottle, 44 vjeçe, u shfaq me një palë të brendshme të zeza elegante, që përfshinin një reçipeta të tejdukshme me pika dhe pantallona të shkurtra të kombinuara me geta transparente me bel të lartë dhe një brez të theksuar.

Veshja u kompletua me një palë taka të lëmuara, duke krijuar një pamje tërheqëse dhe të sofistikuar, shkruan “Daily Mal”, transmeton “Bota sot”.

Image

Christina Aguilera

Në disa nga pozat, Christina u fotografua duke qëndruar mbi një tavolinë të bardhë, duke mbajtur një llambadar të madh me ngjyrë ari, si dhe duke pozuar afër një dollapi elegant me detaje të arta.

Një nga momentet më të komentuara ishte kur ajo pozoi me shpinë nga kamera, duke theksuar linjat e saj trupore përmes reflektimit në një pasqyrë. Fansat e pritën entuziazëm këtë paraqitje, duke e vlerësuar si një kombinim të guximit dhe elegancës që e karakterizon Aguilerën.

Image

Christina Aguilera

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrest shtepiak ndaj kater te pandehurve per keqperdorim te pozites zyrtare ne gjakove 6883ad3008838
Lajmi i mëparshëm

​Arrest shtëpiak ndaj katër të pandehurve për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjakovë

greta thunberg vizitoi tetoven 6883b2593eac9
Lajmi i radhës

Greta Thunberg vizitoi Tetovën

Të fundit nga

ShkoLartë