chris brown humb gjyqin me sherbyesen e shtepise urdherohet ti paguaje 13 milione dollare per shkak se u sulmua nga qeni i tij 6a45005bd2594

Chris Brown humb gjyqin me shërbyesen e shtëpisë, urdhërohet t’i paguajë 13 milionë dollarë për shkak se u sulmua nga qeni i tij

July 1, 2026
1 minut lexim

Këngëtari me famë botërore, Chris Brown është urdhëruar nga gjykata që të paguajë 12.9 milionë dollarë dëmshpërblim për pastruesen e shtëpisë, e cila u sulmua nga qeni i këngëtarit në një prej pronave që tij.

Pas një gjyqi dyjavor në Los Angeles, juria vendosi në favor të Maria Avilës, e cila u sulmua nga një qen kaukazian 90 kg në pronësi të Brown, ndërsa ajo po hidhte mbeturinat në shtëpinë e tij në Tarzana të Kalifornisë.

Avila tha në gjyq se pësoi lëndime serioze në krah dhe fytyrë, duke pasur nevojë për dhjetëra qepje dhe transplante lëkure nga barku në krah.

Ajo tha se pësoi gjithashtu çrregullim të stresit post-traumatik dhe dëmtime nervore që ia vështirësuan punën.

Broën ishte në shtëpi gjatë sulmit dhe, në dëshminë e tij, tha se e kishte mbyllur qenin në një kafaz pasi ai kishte plagosur Avilën.

Roja e tij e sigurisë thirri një ambulancë, por Brown u largua para se të mbërrinte ambulanca, duke i thënë gjykatës se e bëri këtë për të shmangur një “cirk mediatik, për shkak të statusit tim si artist… kështu që më këshilluan të qëndroja larg”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

wsj trump e konsideroi rikthimin ne nje lufte te plote me iranin por ne fund preferoi rrugen diplomatike 6a44ff937621f
Lajmi i mëparshëm

WSJ: Trump e konsideroi rikthimin në një luftë të plotë me Iranin, por në fund preferoi rrugën diplomatike

nga 1 tetori ne termini im nis regjistrimi vullnetar per dhurimin e organeve pas vdekjes 6a45044fd6930
Lajmi i radhës

Nga 1 tetori në “Termini Im” nis regjistrimi vullnetar për dhurimin e organeve pas vdekjes

Të fundit nga

ShkoLartë