charlize theron po e shijoj seksin sic nuk e kam shijuar kurre ne te 20 at apo 30 at e mia 687003d8c20bf

Charlize Theron: “Po e shijoj seksin siç nuk e kam shijuar kurrë në të 20-at apo 30-at e mia”

July 10, 2025
1 minut lexim

Pa komplekse, e drejtpërdrejtë dhe me një shkëlqim të natyrshëm, Charlize Theron u rrëfye pa dorashka në podcastin “Call Her Daddy”, ku foli për jetën, seksin dhe lirinë që ndjen teksa afrohet me të 50-at (ditëlindja e saj është më 7 gusht).

“Në të 20-at dhe të 30-at nuk e kam shijuar kurrë seksin si tani,” tha ajo duke qeshur, kur u pyet për jetën intime dhe “dating”-un në këtë fazë të jetës. “Ka ende një paragjykim që nëse je si unë dhe je vetëm, do të thotë që diçka nuk shkon me ty. Mendojnë, ‘nëse nuk mban dot një burrë, duhet të jesh një e sëmurë’”, shtoi ajo pa dorashka.

Aktorja e njohur, e cila nuk ka qenë në një marrëdhënie të qëndrueshme kohët e fundit (historia e fundit publike ishte me stilistin Alex Dimitrijevic), u shpreh se po jeton një fazë ku ndjen lirinë e plotë ndaj vetes dhe trupit të saj: “Më pëlqen të mos i jap llogari askujt. Jam në një periudhë ku mund të them: ‘Dreqin, dua të kem një orgazëm’. Së fundmi bëra seks me një 26-vjeçar dhe ishte thjesht i mrekullueshëm!”

Charlize, aktualisht protagoniste në filmin “The Old Guard 2” në Netflix, po e përqafon jetën në mënyrën më autentike pa kompromis, me dëshirë dhe në kontroll të plotë të vetes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zekolli shaqiri vlen siguroi rreth 50 milione euro investime per komunat me shumice shqiptare 6870027145780
Lajmi i mëparshëm

Zekolli-Shaqiri: VLEN siguroi rreth 50 milionë euro investime për komunat me shumicë shqiptare

ne 24 oret e fundit jane regjistruar mbi 60 vatra zjarri jane lenduar 18 persona ndersa 6 jane hospitalizuar 687005f5c55e1
Lajmi i radhës

Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 60 vatra zjarri/ Janë lënduar 18 persona, ndërsa 6 janë hospitalizuar

Të fundit nga

ShkoLartë