cfare vendimi do jape gjk per ballukun me 12 dhjetor mertiri jep detaje ja faktoret qe ndikojne 6933185725f5f

Çfarë vendimi do japë GJK për Ballukun më 12 dhjetor? Mërtiri jep detaje: Ja faktorët që ndikojnë

December 5, 2025
1 minut lexim

Pedagogu, Ergys Mërtiri, theksoi se do të jetë interesant vendimi i Gjykatës Kushtetuese më 12 dhjetor ndaj zv.kryeministres Belinda Ballukut. Ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka fuqi për të marrë vendime autonome.

Mërtiri shton se GJK më 12 dhjetor mund të ndikohet nga presioni i publikut ose i politikës

“Gjykata Kushtetuese deri tani ka treguar se nuk ka fuqi dhe forcë për të pasur autoritetin e duhur, për të marrë vendime të drejta dhe autonome.

Është një gjykatë që është ndikuar shumë nga presione mediatike dhe politike.

Presioni në gjykatën është i madh. Vendimi për Ballukun do të ndikohet nga do ndikohet më shumë nga presioni publik apo politik. Këtë vlen ta shohim.

Nuk është hera e parë që GJK zhgënjen. Për mua mendimi që mori për të mbrojtur Veliajn ishte shumë i madh, këtu ajo tregon që hëngri presionin e madh të publikut. Në këtë radhë publiku është në krahun tjetër dhe Rama në krahun tjetër.

Publiku do që të dënohet Balluku kurse Rama do ta mbrojë. Varet se kë presion do hajë më shumë kjo gjykatë. Shpresoj që fajtorët të shkojnë para drejtësisë.”, tha Mërtiri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qytetaret padi mpb se dhe ankese ne gjykaten kushtetuese per sistemin safe city 693316536ab22
Lajmi i mëparshëm

Qytetarët, padi MPB-së dhe ankesë në Gjykatën Kushtetuese për sistemin “Safe City”

kampionati boteror do te filloje me 11 qershor 693318b6b4320
Lajmi i radhës

Kampionati Botëror do të fillojë më 11 qershor 

Të fundit nga

ShkoLartë