cfare po ndodh shba ja kryen sulme te reja ndaj iranit teherani kunderpergjigjet 6a40b6b618031

Çfarë po ndodh? SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet

June 28, 2026
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pasi një dron goditi të shtunën një anije cisternë me flamur të Panamasë në Ngushticën e Hormuzit.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka goditur disa objektiva në territorin iranian, duke thënë se sulmet ishin një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj “agresionit të vazhdueshëm” kundër transportit tregtar detar.

Në kundërpërgjigje, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) deklaruan se kanë lëshuar raketa dhe dronë ndaj objekteve ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn.

Sipas një deklarate të publikuar nga mediat shtetërore iraniane, sulmet kishin në shënjestër bazën Ali al-Salem në Kuvajt dhe Flotën e Pestë Detare të SHBA-së në Port Salman të Bahrejnit.

Pas shkëmbimit të sulmeve, SHBA-ja dhe Irani akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit, shkruan BBC.

Sipas CENTCOM-it, Iranit iu dha mundësia ta respektonte armëpushimin, por zgjodhi të mos e bënte këtë, pasi forcat e tij lëshuan një dron vetëshkatërrues që goditi cisternën MT Kiku, me flamur të Panamasë.

Si përgjigje, avionët luftarakë amerikanë goditën 10 objektiva ushtarake iraniane në disa lokacione brenda dhe pranë Ngushticës së Hormuzit.

 Mes objektivave të goditura ishin pajisje ushtarake, sisteme komunikimi, pozicione të mbrojtjes ajrore dhe depo për dronë.

Nga ana tjetër, IRGC pretendoi se SHBA-ja kishte sulmuar pesë poste bregdetare në Iran, duke e justifikuar veprimin me atë që e quajti “pretekstin e përballjes së Marinës së IRGC-së me anijen shkelëse”.

Gjithashtu, Garda Revolucionare iraniane pretendoi se raketat balistike dhe dronët e saj goditën “tetë objekte kyçe” të infrastrukturës ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, duke pretenduar se ato janë shkatërruar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pogradec dyshohet se u godit ne koke me shkop nga burri e moshuara ne gjendje te rende 6a40b65124f3f
Lajmi i mëparshëm

Pogradec: Dyshohet se u godit në kokë me shkop nga burri, e moshuara në gjendje të rëndë

Të fundit nga

​35 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në UP

Pas rreth 20 viteve pune të suksesshme të Universitetit të Prishtinës, vitet 1989-1990 shënuan fillimin e përpjekjeve të pandalshme serbe për ta shkatërruar arsimin e lartë në Kosovë. Me ardhjen e Sllobodan
ShkoLartë