cfare pas kerkeses se presidentes ne kushtetuese 6880adca45321

Çfarë pas kërkesës së presidentes në Kushtetuese?

July 23, 2025
1 minut lexim

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, konsideron se autoriteti më i lartë kushtetues i vendit nuk do ta shqyrtojë kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për një masë të përkohshme lidhur me afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, profesori Kryeziu e cilësoi të vonuar kërkesën e Osmanit për sqarim të aktgjykimit të Kushtetueses.

Sipas tij, presidentja e Kosovës është dashur, disa ditë pas shpalljes së vendimit, t’i kërkojë Gjykatës sqarime se si të veprohet pas datës 26 korrik, në rast të moskonsituimit të institucionit ligjvënës të vendit.

Kryeziu komentoi edhe se çfarë mund të ndodhë pas skadimit të 30- ditëshit – a iu merren deputetëve mandatet, a zëvendësohen deputetët apo shkohet në zgjedhje të reja.

Presidentja e Kosovës tha të martën se kërkesa në Kushtetuese “në esencë është kërkesë për sqarim të pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh”.

Sipas saj, qëllimi është që të sqarohet situata e moskonstituimit brenda afati, por edhe se si ushtrohen kompetencat e secilit institucion kushtetues, në mungesë të konstituimit të një prej shtyllave kryesore të parimit të ndarjes së pushteteve, që është Kuvendi.

Osmani tha, po ashtu, se “kërkesa për masë të përkohshme është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në një bllokadë pa fund, dhe hyrja në një situatë ku institucionet do të mund të konstituoheshin në një mënyrë jokzushtetuese dhe do të ishin të pasafatshme”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chelsea dhe leipzig punojne per nje shkembim te bujshem lojtaresh 6880adc73ffe8
Lajmi i mëparshëm

Chelsea dhe Leipzig punojnë për një shkëmbim të bujshëm lojtarësh

mbi 100 organizata kerkojne masa urgjente per te ndalur urine ne gaze 6880aeeddf901
Lajmi i radhës

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gazë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë