cfare ndodhi pas largimit te mateos ky banor i futet ne krevat brikenes ajo shperthen ne lot 698c5d8e62ed3

Çfarë ndodhi/ Pas largimit të Mateos, ky banor i futet në krevat Brikenës, ajo shpërthen në lot

February 11, 2026
1 minut lexim

Një situatë e rëndë dhe e pakëndshme është regjistruar në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, menjëherë pas përfundimit të spektaklit Prime.

Ndërsa banorët po përgatiteshin për të fjetur, një veprim i papritur i Artanit ka shkaktuar kaos dhe lot në dhomën e gjumit. Brikena ndodhej e shtrirë në krevatin e Mateos, kur Artani i është futur në shtrat me vrull dhe pa asnjë paralajmërim apo pëlqim nga ana e saj.

Ky veprim e ka gjetur të papërgatitur banoren, e cila njihet për natyrën e saj sentimentale dhe distancën rigoroze që ruan ndaj meshkujve në shtëpi, duke qenë shumë selektive për kontaktet fizike.

E tmerruar nga “pushtimi” i hapësirës personale, Brikena ka shpërthyer menjëherë në lot, duke shfaqur një gjendje të rënduar emocionale dhe frikë nga mënyra e vrullshme se si ndodhi situata, duke ikur ne banjo për të qarë.

Ndërsa situata ishte e tensionuar, Miri ka ndërhyrë për të sqaruar dinamikën, duke u shprehur se qëllimi i Tanit nuk ishte ngacmimi, por tentativa për të zënë krevatin e Mateos.

Megjithatë, mënyra e ekzekutimit të këtij veprimi ka lënë një shije të hidhur dhe ka tronditur thellë banoren. Kjo situatë vjen pas largimit te Mateos ne ‘shpell’ ku banorja e re Livia i dha imunitet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

eurostat 45 4 e te rinjve ne maqedonine e veriut perdorin inteligjencen artificiale 698c5b3fcaa1b
Lajmi i mëparshëm

Eurostat: 45.4% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut përdorin inteligjencën artificiale

ylli i kosoves drejt zvicres media zvicerane jep detajet 698c640476936
Lajmi i radhës

Ylli i Kosovës drejt Zvicrës! Media zvicerane jep detajet

Të fundit nga

ShkoLartë