cfare kerkuan kurti dhe rama nga politikanet shqiptare taravari jep detaje nga takimi i perbashket 688d50308f23c

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

August 2, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët,  Arben Taravari, ka thënë se para vendimit që të hyjnë në koalicion me VELN qeverisës në Maqedoninë e Veriut, ka pas takim me kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama.

Ai  ka thënë se takimi ishte zhvilluar në janar të vitit 2024.

Sipas tij, Kurti e Rama janë interesuar nëse partitë shqiptare mund të bëhen bashkë dhe e dyta sipas tij, dy kryeministrat kanë kërkuar që kushdo që hynë në qeveri ta ruajnë kursin evropian.

“Para se ta marrë vendimin për t’ju bashkangjitur VLEN-it,  në janar ishin në Shkup të dy kryeministrat, edhe z.Rama edhe z.Kurti. Jemi ulë bashkë kemi biseduar vëllazërisht. Intenca e tyre ishte si të bashkohen krejt partitë shqiptare dhe a mund të bëhen bashkë. Edhe z. Kurti edhe z. Rama kanë pasur tendenca që a mund të bëheni të gjithë së bashku për zgjedhjet e kaluara.

Dhe kjo ishte e pamundur. E dyta, tendenca e dy kryeministrave ka qenë që kushdo qoftë që hyni në qeveri, vetëm mbajeni kursin evropian, insistoni që të jeni faktori që fasilitoni që sa më shpejtë apo njëkohësisht  Shqipëria dhe Maqedonia Veriore të hapin negociatat”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bayern ben gati 80 milione euro per yllin e atletico madridit 688d502d2cdfc
Lajmi i mëparshëm

Bayern bën gati 80 milionë euro për yllin e Atletico Madridit

tragjedi ne spanje vella e moter humbin jeten ne det identifikohen te miturit 688d51595b010
Lajmi i radhës

Tragjedi në Spanjë! Vëlla e motër humbin jetën në det, identifikohen të miturit

Të fundit nga

ShkoLartë