cfare dihet per takimin e pare trepalesh ukraine shba dhe rusi 6974b0744a424

Çfarë dihet për takimin e parë trepalësh Ukrainë, SHBA dhe Rusi?

January 24, 2026
1 minut lexim

Në Abu Dhabi janë zhvilluar të premten bisedimet e para trilaterale midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Takimi në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe shënon një moment të pazakontë diplomatik, ku delegacionet e tre vendeve u takuan për të diskutuar për çështjet territoriale, përfshirë situatën në Donbas, dhe për planin amerikan të paqes.

Zyrtarë amerikanë thanë për NBC se bisedimet qenë “produktive” dhe do të vazhdojnë edhe të shtunën, megjithëse nuk arritën ende ndonjë marrëveshje finale.

Ukrainasit theksuan se është i hershëm për të nxjerrë përfundime për rezultatin e tyre.

Lidhur me takimin paraprak, presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë të gjatë me përfaqësuesit amerikanë në Moskë në prag të samitit trilateral, të cilën pala ruse e përshkroi si “të dobishme”.

Megjithatë, pika kryesore e mosmarrëveshjeve mbetet statusi i territoreve në lindje dhe jug të Ukrainës, ku Rusia ka kërkuar që Ukraina të dorëzojë kontrollin e një pjese të Donbasit.

Ukraina theksoi se pozicionet e saj mbeten të qarta dhe se ajo dëshiron që bisedimet të çojnë drejt një zgjidhjeje paqësore, por ku Moska duhet të jetë e gatshme të ndalojë luftën që e nisi vetë.

Në takimin e Abu Dhabit marrin pjesë emra të lartë të delegacioneve ushtarake dhe politike të tri vendeve, duke përfshirë përfaqësues amerikanë si Steve Witkoff dhe Jared Kushner, si dhe drejtuesit e delegacioneve ukrainase dhe ruse, përfshirë shefin e inteligjencës ushtarake ruse.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

marreveshje politike per postin e presidentit es ciles parti do tia kerkoje votat vetevendosja 6974b05e32345
Lajmi i mëparshëm

Marrëveshje politike për postin e Presidentit/es: Cilës parti do t’ia kërkojë votat Vetëvendosja?

donbasi groenlanda e putinit rendesia historike dhe strategjike e tij ja pse kremlini e kerkon me ngulm kete territor 6974b22e3185b
Lajmi i radhës

Donbasi, Groenlanda e Putinit/ Rëndësia historike dhe strategjike e tij, ja pse Kremlini e kërkon me ngulm këtë territor

Të fundit nga

ShkoLartë