ceshtja e udheheqesit te prokurorise krijon percarje ne kpk 6920bfe073f28

Çështja e udhëheqësit të Prokurorisë krijon përçarje në KPK

November 21, 2025
min lexim

Çështja e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka ndarë në dysh anëtarët e Këshillit Prokurorial. Vetë propozimi në reagime të ndryshme është komentuar edhe si puç institucional. Ndërkohë, njohës të fushës thonë se sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor përfundimisht duhet t`i nënshtrohen procesit të Vetingut.

Çështja e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka ndarë në dysh anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Nga 10 anëtarë sa janë, 5 nga ta votuan për shkarkim ndërsa 5 të tjerët e quajnë të paligjshëm këtë vendim, duke kërkuar hetim rreth rastit.

Por, pohimet e anëtarëve që presin hetim i ka demantuar Këshilli Prokurorial në të dy vendimet e publikuara në faqen zyrtare, në të cilat arsyeton shkarkimin e Kelmendit dhe emërimin e Agron Qalajt, ushtrues të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit.

Në vendimin për shkarkim, Këshilli ka nënvizuar se nuk ka pasur shkelje, pasi sipas ligjit për procedurën e përgjithshme administrative, Kelmendi do të duhej të largohej vetë dhe të mos merrte pjesë në takim, pasi propozimi për shkarkim kishte të bënte drejtpërdrejt me të. Kështu që sipas këtij vendimi, e drejta e votës u takon 9 anëtarëve dhe 5 votuesit për shkarkim përbëjnë shumicën, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, emërimin e Qalajt në këtë pozitë, Këshilli Prokurorial e ka arsyetuar me plotësim të kritereve të nevojshme për ta ushtruar këtë funksion.

Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë pretendimet për ndërhyrje të kryeprokurorit Blerim Isufaj në proceset vendimmarrëse të Këshillit Prokurorial.

“Çdo përpjekje për ta përfshirë Prokurorinë Speciale në debate të brendshme të KPK-së dëmton integritetin e sistemit prokurorial. Kryeprokurori Blerim Isufaj mbetet i përkushtuar që ta ushtrojë mandatin në krye të Prokurorisë Speciale, duke përjashtuar çdo pretendim për ushtrimin e ndonjë pozite tjetër, çka dëshmohet edhe me emërimin e një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit”.

Zhvillimet në Këshillin Prokurorial kanë nxitur reagime të shumta. Ish-prokurori Elez Blakaj e ka quajtur për keqardhje gjendjen, duke kërkuar nga kolegët që të reflektojnë dhe të mos e shohin këtë institucion si pronë private apo plaçkë e grupeve të interesit.

E nga njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, shkarkimi i fundit në Këshillin Prokurorial është bërë në mungesë të kuorumit, mbi insinuata të pavërteta dhe mbi luftën për pushtet, ndaj kërkon ndërhyrje në punën e kryeprokurorit të shtetit. Kelmendi vlerëson se sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor nuk shërohen me largime, por vetëm me procesin e vetingut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sinemati befason ajo qe po ndodh me kosoven eshte nje rast shume i rralle 6920bfd35dedc
Lajmi i mëparshëm

Sinemati befason: Ajo që po ndodh me Kosovën  është një rast shumë i rrallë 

video ministrja diella merr pjese ne festen kombetare shqiptare ne athine do te takohet me ministra e zyrtare te larte 6920c0839181a
Lajmi i radhës

VIDEO/ Ministrja Diella merr pjesë në Festën Kombëtare shqiptare në Athinë, do të takohet me ministra e zyrtarë të lartë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë