certifikohen zgjedhjet me shumice votash kolegji zgjedhor rrezon padine e pd per rezultatin e 11 majit 68b9ce54a2be5

Certifikohen zgjedhjet/ Me shumicë votash, Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD për rezultatin e 11 majit

September 4, 2025
1 minut lexim

Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash: Rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike, ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk bëhet ankim.

Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar KQZ-së të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet.

Vendimi nuk ishte unanim por me shumicë votash, 3 me 2.

Ndërsa PS kërkoi si provë shtesë që KQZ bashkë me vendimet për shpërndarjen e mandateve të sjellë dhe kërkesat ankimore për të 12 vendimet.

Avokati Eridian Salianji kundërshtoi marrjen e këtyre provave me argumentin se nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit, pasi janë vendime për të cilat ka formë të prerë.

Gjykata sipas tij po del jashtë procesit ligjor duke bërë një gjykim ekstra, pasi po gjymton vendime që nuk janë kërkuar nga palët.

Eridiani Salianji: Kërkojmë një kopje të të gjithë provave të paraqitura. Meqë u sollën prova jashtë gjykimit të gjykatës. Dhe meqë vendimi për Tiranën është i gjykuar nga Kolegji dua dhe vendimin e kolegjit zgjedhor. Pra 12 vendimet e shpalljes mandatit dhe vendimet që kanë ndryshuar këto vendime.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami viziton dy nxenesit e sulmuar ne tetove dhunuesit do te perballen menjehere me drejtesine 68b9ccf4b9d06
Lajmi i mëparshëm

Kasami viziton dy nxënësit e sulmuar në Tetovë: Dhunuesit do të përballen menjëherë me drejtësinë

endrick mund te huazohet ne janar te klubi i njohur i la ligas 68b9ceb420fdb
Lajmi i radhës

Endrick mund të huazohet në janar te klubi i njohur i La Ligas

Të fundit nga

ShkoLartë