celine dion jep detaje per gjendjen shendetesore pergatitet per rikthimin ne skene 6a85d21db8ce4

Celine Dion jep detaje për gjendjen shëndetësore, përgatitet për rikthimin në skenë

August 19, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur kanadeze, Celine Dion, 58-vjeçare, ka dhënë një përditësim të rëndësishëm për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa po përgatitet për rikthimin në skenë pas një periudhe të gjatë përballjeje me sindromën e personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik autoimun.

Në një intervistë të fundit për Harper’s Bazaar, Dion tregoi se po ndjek një program intensiv rehabilitimi, i cili përfshin medikamente të reja, fizioterapi, terapi vokale dhe imunoterapi. Për të rikthyer forcën fizike, ajo po zhvillon gjithashtu seanca 90-minutëshe Pilatesi dhe ka nisur edhe klasa baleti.

Ky përgatitje vjen në prag të rikthimit të saj në skenë. Dion do të nisë në shtator një seri koncertesh në Paris, ndërsa për shkak të kërkesës së madhe janë shtuar edhe data të tjera për majin e vitit 2027.

Image

Celine Dion

“Ka kaluar kaq shumë kohë, do të doja t’u ofroja diçka për t’u treguar se sa shumë më kanë munguar”, ka thënë Dion, duke shprehur dëshirën për t’u rikthyer para fansave të saj.

Dion u diagnostikua zyrtarisht me sindromën e personit të ngurtë në vitin 2022, ndërsa ka treguar se simptomat e para i kishte përjetuar për rreth 17 vjet. Gjendja e saj ka ndikuar rëndë në lëvizje dhe në aftësinë për të kënduar.

Image

Celine Dion

Në vitin 2024, Fondacioni Celine Dion dhuroi 2 milionë dollarë për krijimin e një katedre kërkimore në neurologjinë autoimune në Universitetin e Kolorados, me synim avancimin e kërkimeve për çrregullimet neurologjike autoimune, përfshirë sindromën e personit të ngurtë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbreteresha camilla rrefen veshtiresine per te heshtur per semundjen e mbretit charles 6a85d151b3c18
Lajmi i mëparshëm

Mbretëresha Camilla rrëfen vështirësinë për të heshtur për sëmundjen e mbretit Charles

safe city nuk fal te huajt rreshtohen ne tabanoc per te paguar gjobat e shpejtesise 6a85d60e3068c
Lajmi i radhës

„Safe City“ nuk fal: Të huajt rreshtohen në Tabanoc për të paguar gjobat e shpejtësisë

Të fundit nga

ShkoLartë