ceku premton tregje mobile per produktet vendore dhe grante per bizneset familjare 6908b875d68fc

Çeku premton tregje mobile për produktet vendore dhe grante për bizneset familjare

November 3, 2025
1 minut lexim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka premtuar krijimin e tregjeve mobile për produktet vendore, si dhe skema për grante të vogla që mbështesin bizneset familjare.

Ai ka theksuar se familjet në fshat do të kenë mundësi të jetojnë me dinjitet nga puna e tyre, ndërsa familjet në qytet do të kenë qasje në produkte cilësore vendore.

“Në Vranidoll vizituam fermën e Sabri Bekollit. Bashkë diskutuam për veprimtarinë e tij plot vlerë, e për sfidat me te cilat përballet. Puna e palodhur e këtij fermeri dhe e shumë të tjerëve do të mbështetet me projekte konkrete edhe në nivel komunal. Platforma jonë parasheh krijimin e tregjeve mobile për produktet vendore, si dhe skema për grante të vogla që ndihmojnë këto biznese familjare të zhvillohen.

Familjet në fshat do të kenë mundësi të jetojnë me dinjitet nga puna e tyre. Kurse familjet në qytet do të kenë qasje në produkte cilësore vendore. Bashkë, për Prishtinën tone”, ka shkruar ai në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rome shembet torre dei conti prane colosseum nje punetor nen rrenoja 6908b782b2092
Lajmi i mëparshëm

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

kur ndalojme se kerkuari lumturine fillojme ta jetojme ate 6908b991e6116
Lajmi i radhës

Kur ndalojmë së kërkuari lumturinë, fillojmë ta jetojmë atë

Të fundit nga

ShkoLartë