ceku plani investiv per lojerat mesdhetare 2030 po realizohet 6917a180afd27

Çeku: Plani investiv për Lojërat Mesdhetare 2030 po realizohet

November 14, 2025
1 minut lexim

Pishina gjysmëolimpike në Podujevë po ndërtohet me një investim prej 4 milionë eurosh, që do të ofrojë kushte moderne për sportin e notit, të përshtatshme për stërvitje të përditshme dhe gara profesionale, ka thënë Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ai ka qëndruar të premtën në Podujevë. 

 “Me vendosmëri po e realizojmë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030. Në Podujevë ishim për të parë nga afër punimet për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike, një investim prej 4 milionë eurosh që do të ofrojë infrastrukturë moderne për sportin e notit, të përshtatshme si për stërvitje të përditshme, ashtu edhe për gara profesionale. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin!”, është shprehur Çeku. 

Për të njëjtin rast ka folur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “4 milionë euro investim për sportin, për Podujevën, për Lojërat Mesdhetare 2030. Puna vazhdon”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania ne regji te futbollistit woltemade 6917a1738fd5a
Lajmi i mëparshëm

Gjermania në regji të futbollistit Woltemade

be shqyrton trajnimin e 3 000 policeve palestineze per gazen 6917a293f07a1
Lajmi i radhës

BE shqyrton trajnimin e 3.000 policëve palestinezë për Gazën

Të fundit nga

ShkoLartë