ceku nje tjeter zbulim i jashtezakonshem ne ulpiane 688e4d536a4b0

Çeku: Një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë

August 2, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.

“Mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon”, ka shkruar ministri në detyrë për këtë zbulim.

Thotë se, ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet.

“Hulumtimet arkeologjike në Ulpianë e Dresnik, tanimë po vazhdojnë në prona publike, të cilat u shpronësuan gjatë vitit të kaluar. Po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të konservimit e menaxhimit, ngritje të kapaciteteve profesionale përmes partneriteteve ndërkombëtare, studime e publikime. Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj”, ka shkruar ministri në detyrë i Kulturës, Çeku

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fermin po shkon drejt manchester united 688e4d50763d7
Lajmi i mëparshëm

Fermín po shkon drejt Manchester United?

turqi aeroplani rrezohet ne momentin qe ajo thote po propozimi per martese perfundon ne katastrofe 688e4e7c134b9
Lajmi i radhës

Turqi, aeroplani rrëzohet në momentin që ajo thotë “Po”- propozimi për martesë përfundon në katastrofë

Të fundit nga

ShkoLartë