ceku lajm i jashtezakonshem per kinematografine e kosoves 697d04317c9aa

Çeku: Lajm i jashtëzakonshëm për kinematografinë e Kosovës

January 30, 2026
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka përgëzuar kinematografinë e Kosovës për një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.

Përmes një postimi në facebook, Çeku ka bërë të ditur se filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, ka fituar çmimin Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, një nga festivalet më prestigjioze të filmit në botë.

Ai e ka cilësuar këtë si një arritje të madhe jo vetëm për kinematografinë e Kosovës, por edhe për gjithë skenën kulturore të vendit, duke theksuar se ky sukses dëshmon potencialin dhe cilësinë e krijuesve vendor në arenën ndërkombëtare.

Postim i plotë:

Lajm i jashtëzakonshëm për kinematografinë e Kosovës.

Filmi “Shame and Money”, i regjisorit Visar Morina, ka fituar çmimin Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë.

Një arritje e madhe për kinematografinë dhe për gjithë skenën tonë kulturore.

Urime Visarit dhe gjithë ekipit, po ashtu Qendrës Kinematografike të Kosovës, që ka mbështetur realizimin e këtij filmi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

berisha zbulon daten e protestes se radhes kombetare 697d0414591fd
Lajmi i mëparshëm

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

aksident trafiku ne vizbeg te shkupit automjeti godet nje te mitur konstatohen lendime te renda trupore 697d2ba109092
Lajmi i radhës

Aksident trafiku në Vizbeg të Shkupit, automjeti godet një të mitur, konstatohen lëndime të rënda trupore

Të fundit nga

ShkoLartë