Sipas të dhënave më të fundit për vitin 2024, një në pesë qytetarë në Maqedoni jeton nën pragun e varfërisë. Analiza tregon se amvisëritë me dy të rritur dhe dy fëmijë kanë shkallë varfërie prej 17.1%, të punësuarit 7.9%, ndërsa pensionistët 12%, informon PressOnline.al
Koeficienti Gini, që mat pabarazinë në të ardhura, është 29.1%. Të dhënat tregojnë se, pavarësisht rritjes ekonomike vitet e fundit, shumë qytetarë vazhdojnë të përballen me mungesë të të ardhurave për nevojat bazë.


