cdo gur i carshise eshte nje kujtim nje betim nje amanet qe se harroj ky eshte izet

“Çdo gur i Çarshisë është një kujtim, një betim, një amanet që s’e harroj, ky është Izet Mexhiti”

July 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 korrik – Jetmir Asani ka ndarë një moment simbolik në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet duke pirë kafe me Izet Mexhitin – ish-kryetarin e Komunës së Çairit dhe aktualisht zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Krahas fotografisë, Asani ka shprehur vlerësimin e tij për kontributin e Mexhitit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, duke e përshkruar atë si një njeri që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrën historike të qytetit. “Çdo gur i Çarshisë është një kujtim, një betim, një amanet që s’e harroj,” ka shkruar Asani, duke evokuar punën dhe përkushtimin e Mexhitit gjatë mandatit të tij në krye të Çairit, përcjell Zhurnal.mk.

Për Jetmirin, z.Izet Mexhiti – një emër që nuk është vetëm politikan, por simbol i përkushtimit dhe vizionit për qytetin. Si ish-kryetar i Komunës së Çairit për më shumë se një dekadë, Izet Mexhiti nuk ishte thjesht administrator, por kujdestar i trashëgimisë kulturore, përkrahës i zhvillimit urban dhe zë i fortë për nevojat e qytetarëve.

Sipas Jetmirit, nën udhëheqjen e tij, Çairi u transformua nga një komunë me sfida të mëdha në një hapësirë moderne, me infrastrukturë të përmirësuar, shkolla të reja, rrugë të asfaltuara që sot janë krenaria e komunitetit.

Ai e kuptoi më mirë se kushdo tjetër se Çairi nuk është vetëm një territor, por një ndjenjë, një amanet që duhet ruajtur me dinjitet.

Sipas tij, me respekt për historinë dhe vizion për të ardhmen, Izet Mexhiti gjithmonë e vendosi qytetarin në qendër të çdo vendimi. Ishte afër njerëzve, i pranishëm në çdo lagje, i ndjeshëm ndaj halleve të përditshme të qytetarëve, duke i kthyer institucionet në shërbim real të komunitetit.

Jetmiri kujton, trashëgimia që ai la pas në Çair është e dukshme: jo vetëm në projekte konkrete, por edhe në ndjenjën e besimit që qytetarët ndjejnë ndaj tij si drejtues i përgjegjshëm dhe i afërt.

Sot, emri i tij vazhdon të përmendet me respekt në rrugët e Çarshisë dhe përtej saj – si një lider që nuk harroi rrënjët, dhe që punoi me zemër për të ardhmen e Çairit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

azizi 12 deputete te frontit nuk votuan per gazen vlen i ishte aty deri ne fund 6882b553dea49
Lajmi i mëparshëm

Azizi: 12 deputetë të Frontit nuk votuan për Gazën, VLEN-i ishte aty deri në fund!

cmim me i ulet kete vit gazetari tregon si qendron vlera e pronotimeve ne velipoje 6882c3da27547
Lajmi i radhës

“Çmim më i ulët këtë vit”/Gazetari tregon si qëndron vlera e pronotimeve në Velipojë

Të fundit nga

ShkoLartë