cate blanchett magjeps me fustan me pupla ne festivalin e filmit ne venecia 68b556b1d7df3

Cate Blanchett magjeps me fustan me pupla në Festivalin e Filmit në Venecia

September 1, 2025
1 minut lexim

Cate Blanchett mahniti publikun në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia me premierën e filmit të saj të ri “Father Mother Sister Brother”.

Aktorja 56-vjeçare u paraqit me një fustan të zi elegant, të zbukuruar me pupla, duke u kthyer në qendrën e vëmendjes.

Në krah të saj u shfaqën aktoret Vicky Krieps dhe Charlotte Rampling, të veshura gjithashtu me elegancë, ndërsa atmosfera në tapetin e kuq u mbush me ngrohtësi dhe bashkëpunim mes tyre, shkruan DaliyMail.

Image

Cate Blanchett

Filmi i ri i regjisorit Jim Jarmusch trajton ribashkimin e një familjeje pas vitesh ndarjeje, ku shfaqen tensione të pazgjidhura dhe marrëdhënie të ndërlikuara.

Krahas Blanchett, në kast marrin pjesë edhe Luka Sabbat, Indya Moore, Adam Driver dhe Tom Waits.

Image

Cate Blanchett

Ky projekt shënon rikthimin e Jarmusch pas pesë vitesh mungesë dhe ribashkimin e tij me Blanchett, pas bashkëpunimit të tyre në filmin “Coffee & Cigarettes” në vitin 2003.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

51 aksidente u raportuan per 24 ore nje perfundoi me fatalitet 68b5559603e6a
Lajmi i mëparshëm

51 aksidente u raportuan për 24 orë, një përfundoi me fatalitet

AFRIM GASHI
Lajmi i radhës

Urimi i Gashit për 1 Shtatorin: Mësimdhënësit dhe nxënësit, forca e shoqërisë sonë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë