canta luis vuitton qe icardi i beri te dashures terbon wanda naren harrove ditelindjen e vajzes 6907a05215736

Çanta “Luis Vuitton” që Icardi i bëri të dashurës ‘tërbon’ Wanda Narën: Harrove ditëlindjen e vajzës!

November 2, 2025
1 minut lexim

Seriali “Wanda Nara-Mauro Icardi” vazhdon të pushtojë mediat ndërkombëtare dhe jo vetëm. Çifti argjentinas, i cili ka dy vajza që jetojnë në Argjentinë me Wanda Narën, tani kanë ndjekur rrugë të ndara, por vazhdojnë të ‘qëllojnë shigjeta’ ndaj njëra-tjetrës.

Futbollisti argjentinas jeton në Stamboll pasi luan për Galatasarayn dhe është me dashurinë e re të jetës së tij, Chyna Suarez.

Wanda Nara duket se e urren të dashurën e re të Mauros, dhe e tregon këtë në çdo rast. Icardi i bëri së fundmi Chynës një dhuratë të shtrenjtë, që solli reagimin e modeles dhe bukuroshes së spektakleve.

Futbollisti i dhuroi asaj një çantë rozë “Louis Vuitton” për koleksion, së bashku me një shënim të shkruar me dorë:

“Përmbushja e dëshirës tënde për të pasur këtë çantë të vogël rozë më bën shumë të lumtur, sepse dhurata ime më e mirë është të të shoh të buzëqeshësh dhe të të kem pranë meje. Të dua”, shkruan modelja.

Chyna Suarez postoi dhuratën në rrjetet sociale dhe shkaktoi zemërimin e Wanda Nara-s pasi lojtari duket se e kishte harruar ditëlindjen e vajzës së tyre!

“Je me dikë që, për fat të keq, nuk të ndihmon të bëhesh një person më i mirë apo një baba më i mirë”, shkroi Nara në rrjetet sociale dhe vazhdoi: “ Nuk pate kohë as t’i dërgoje Isabellas diçka për ditëlindje, nuk ishe aty për të. Ia prishe ditën Isabellas duke i thënë në telefon se ishe me dikë në Itali”.

Ish-çifti ka dy vajza, Francesca dhe Isabella. Vihet re se Wanda Nara ka një koleksion të madh çantash dhe “Louis Vuitton” është marka e saj e preferuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

koalicioni pdk ldk zyrtarizohet ne mitrovice 69079f3193143
Lajmi i mëparshëm

Koalicioni PDK-LDK zyrtarizohet në Mitrovicë

bilall kasami shpall fitoren ne tetove 6907b192a895a
Lajmi i radhës

Bilall Kasami shpall fitoren në Tetovë

Të fundit nga

Samsung po përgatit “baterinë e ëndrrave”

Samsung, sipas mediave të huaja të teknologjisë, po punon në një teknologji të re të baterive që mund të çojë drejt krijimit të baterive me kapacitet shumë të madh për telefonat inteligjentë.

Akanji bind Interin

Për Manuel Akanji, një titull në Serie A do të kishte një domethënie të veçantë. Mbrojtësi zviceran ka fituar trofe në çdo kampionat ku ka luajtur më parë në Zvicër me Baselin,
ShkoLartë