Pavarësisht kundërshtive nga Shoqata e Bankave, me 81 vota pro sicialistët miratojnë projektligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Caktohet tavan për pagesat “në dorë”.
Bizneset nuk do të bëjnë transaksione me vlerë më të lartë se 100 mijë lekë në cash me një biznes tjetër, shkruan A2.
Projektligji për ndryshimin e ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ul tavanin për pagesat cash mes bizneseve nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, si dhe kufizon për herë të parë në 500 mijë lekë vlerën e pagesave që mund të bëjnë me para në dorë individët apo të vetëpunësuarit.
Qytetarët nuk mund të blejë cash në shuma mbi 500 mijë lekë (5 mijë euro).
Burimi: botasot.info


