cakolli pas vendimit te supremes pushteti merrte vendime te paligjshme dhe jokushtetuese 6876763b24545

Cakolli pas vendimit të Supremes: Pushteti merrte vendime të paligjshme dhe jokushtetuese

July 15, 2025
1 minut lexim

Hulumtuesi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Eugen Cakolli ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme që shpall të paligjshëm një vendim të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me arkat fiskale.

Sipas Cakollit, Gjykata Supreme e qartësoi përfundimisht se “(ish-)ministrat, tashmë me mandat si deputetë, nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga KQZ”.

“Çdo vendim i marrë prej tyre pas 27 marsit është nul dhe bie ndesh me Kushtetutën, si dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Po ashtu, Gjykata konfirmoi se anëtarët e Qeverisë nuk mund të marrin vendime, sepse teknikisht Qeveria aktuale nuk ka më mandat për t’i miratuar ato”, ka shkruar Cakolli.

Cakolli thekson se “Këtë e kemi thënë prej muajsh. Megjithatë, pushteti ka këmbëngulur të sillet sikur kjo situatë nuk ekziston. Kryeministri dhe ministrat e certifikuar si deputetë kanë vazhduar të marrin vendime – jokushtetuese, pa legjitimitet dhe jashtë çdo mbikëqyrjeje parlamentare – duke e shndërruar shkeljen në praktikë”.

Sipas tij, sot nuk ka më trillime juridike. “Gjykata Supreme e vulosi atë që ka qenë e qartë që nga dita e parë. Nuk mund të ulesh në dy karrige dhe të sillesh sikur s’ka ndodhur asgjë. Çdo ditë e kaluar në këtë shkelje është dëm për institucionet dhe për qytetarët. Mbi të gjitha, është bazë për ndjekje penale”, shkruan ai.

Raprtohet se Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.

Po ashtu thuhet se Udhëzimi administrativ, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave më 15 prill të këtij viti, është shpallur i jashtëligjshëm.

Aktgjykimi është nxjerrë më 7 korrik nga një kolegj i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, i kryesuar nga gjyqtarja Delushe Halimi.

Sipas raportimeve Supremja e ka aprovuar kërkesëpadinë e paditësve, kompanive Enternet dhe Service Global, të cilat merren me shitjen dhe servisimin e arkave fiskale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

donnarumma ne inter kjo eshte pergjigja e agjentit 68767637cfba2
Lajmi i mëparshëm

Donnarumma në Inter? Kjo është përgjigja e agjentit

nje aeroplan i vogel me kater pasagjere u rrezua ne nje lagje te banuar ne florida 68767763c2639
Lajmi i radhës

Një aeroplan i vogël me katër pasagjerë u rrëzua në një lagje të banuar në Florida

Të fundit nga

ShkoLartë