IMG 7408

Çairi sot është një kantier ndërtimi, investimet po i japin tjetër dimension komunës

September 19, 2026
1 minut lexim

Shkup-Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përmes një deklarate për media ka prezantuar projektet infrastrukturore që janë drejt realizimit dhe pjesë e platformës për një Çair më të zhvilluar dhe më funksional.

Mexhiti ka bërë të ditur se krahas rrugës “Ferid Murati” e cila është drejt përfundimit, tashmë ka nisur edhe realizimi i projektit për rrugën “Mit’hat Frashëri”, ndërsa po bëhen përgatitjet e fundit edhe për rrugën “Cvetan Dimov”.

“Përveç rrugës ‘Ferid Murati’, që është në përfundim e sipër, projekt rreth 1 milion euro i cili do të mundësojë korsi për biçikleta, parkingje të reja dhe qarkullim më të mirë për qytetarët, veçse ka filluar edhe projekti për rrugën ‘Mit’hat Frashëri’. Kjo është një arterie e rëndësishme që lidh Çairin me Butelin, Shutkën dhe Qendrën. Rruga do të zgjerohet me dy korsi të reja, ndërsa për rrugën ‘Cvetan Dimov’ po bëhen përgatitjet e fundit”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, realizimi i këtyre projekteve infrastrukturore i jep një dimension të ri zhvillimit të Çairit dhe përmirëson kushtet e qarkullimit dhe jetesës për qytetarët.

“Çairi sot është një kantier ndërtimi, sepse po punohet dhe po investohet për komunën dhe për të ardhmen e qytetarëve”, thekson mes tjerash Mexhiti.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dolce publikon fotografi me te dashurin por 6aaeb09bec61a
Lajmi i mëparshëm

Dolce publikon fotografi me të dashurin, por…

mickoski permes maqedonise aleksandropoli do te lidhet me evropen 6aaeb48d46f78
Lajmi i radhës

Mickoski: Përmes Maqedonisë, Aleksandropoli do të lidhet me Evropën

Të fundit nga

ShkoLartë