INVA MULA

Çairi sjell magjinë shqiptare në skenë! Rikthehet Inva Mula në Shkup për një koncert historik

November 21, 2025
1 minut lexim

Shkupi do të përjetojë një prej mbrëmjeve më të rëndësishme kulturore të vitit, më 28 Nëntor, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional, rikthehet sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, në një koncert gala që vjen me mbështetjen e fuqishme të Komunës së Çairit. Ky rikthim ka një simbolikë të veçantë, pasi Inva Mula që prej vitit 2012 mban titullin Qytetare Nderi e Çairit, duke e lidhur emrin e saj me historinë kulturore dhe krenarinë e kësaj komune.

Në këtë natë të shënuar, Inva Mulës do t’i bashkohen sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu dhe tenori Ismet Veseli, ndërsa orkestrën e udhëheq Orkestra Simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit, e cila do të krijojë një atmosferë madhështore për publikun. Mbrëmja, e cila zhvillohet pikërisht në Ditën e Flamurit, pritet të jetë një ndërthurje magjike e artit, emocioneve dhe identitetit kulturor.

28 Nëntor – ora 20:00
Opera dhe Baleti Nacional

Kjo është nata ku Shkupi ngrihet në nivelin e qendrave të mëdha kulturore. Një festë që nderohet me art. Një art që e lartëson festën.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

londrimi dhe dolce bejne dush bashke nuk mungojne vallezimet sensuale 6920587524d8f
Lajmi i mëparshëm

Londrimi dhe Dolce bëjnë dush bashkë – nuk mungojnë vallëzimet sensuale

kryeparlamentari gashi takon ambasadoren e re te kines 692061f559d0a
Lajmi i radhës

Kryeparlamentari Gashi takon ambasadoren e re të Kinës

Të fundit nga

ShkoLartë