IZET MEXHITI 4 2

“Çairi është Diamanti i Shkupit”, Izet Mexhiti lë zyrën e zëvendëskryeministrit për tu rikthyer tek populli (VIDEO)

August 22, 2025
min lexim

Një vendim që ka bërë bujë të madhe në opinion, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe një nga figurat më të fuqishme politike të vendit, ka zgjedhur të lërë postin e lartë qeveritar për t’iu rikthyer popullit, për të zbritur në Çair.

Në një deklaratë për gazetarin nga Kosova Mirlind Behluli, Mexhiti ka bërë të qartë se për të Çairi është mbi çdo post, mbi çdo karrierë dhe mbi çdo ambicie personale.

“Rrënjët e mia janë në Çair dhe kur është në pyetje Çairi apo Qeveria, Çairi apo gjithçka tjetër, pa asnjë dilemë dhe pa hamendje vendos për Çairin. Jam djalë i Çairit, i lindur dhe i rritur në Çair dhe në funksion për ta bërë Çairin më të mirë,” deklaroi Mexhiti me vendosmëri.

Ky vendim shënon një kthesë të madhe, duke dhënë një mesazh të fortë se politika e vërtetë nuk është për karrige, por për shërbim. Për Mexhitin, Çairi është një mision, një betejë e përjetshme për ta bërë atë qendër të zhvillimit, kulturës dhe dinjitetit shqiptar në Shkup.

Duke iu përgjigjur pyetjes për etiketimin e padrejtë të Çairit si “Kandahar”, Mexhiti reagoi me krenari.

“Nuk e di si e kanë quajtur, unë e quaj Çairin diamant. Është shumë i vogël, ka vetëm 3.4 kilometra, por reflekton shumë gjerë. Ata që e kanë quajtur Kandahar, ne do ua kryejmë edhe kanalizimin në Zajaz, e mandej le të flasim për estetikë e çështje tjera,” është shprehur Mexhiti.

Ky mesazh nuk është thjesht retorikë, është një premtim i fuqishëm për transformim. Nga një Çair që disa e kanë paragjykuar, Mexhiti e sheh një “diamant” që do të ndriçojë jo vetëm Shkupin, por gjithë shqiptarët në Maqedoni të Veriut.

Mesazhi është i qartë, Izet Mexhiti nuk kandidon për një komunë, por për të ngritur një simbol, për të ngritur Çairin, që nga zemra e Shkupit do të shndërrohet në model të zhvillimit urban, kulturor dhe ekonomik dhe ky ndoshta është mesazhi më i fuqishëm që një lider mund t’i japë qytetarëve të tij, të kthesh kokën kah rrënjët dhe t’i shndërrosh ato në forcë për të ardhmen.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministria e shendetesise eshte kryer transplanti me i nderlikuar i kockes ne kliniken e ortopedise 68a8480605597
Lajmi i mëparshëm

Ministria e Shëndetësisë: Është kryer transplanti më i ndërlikuar i kockës në Klinikën e Ortopedisë

ministria e shendetesise eshte kryer transplanti me i nderlikuar i kockes ne kliniken e ortopedise ne shkup 68a84d0f50038
Lajmi i radhës

Ministria e Shëndetësisë: Është kryer transplanti më i ndërlikuar i kockës në Klinikën e Ortopedisë në Shkup

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë