Kryetari i Komunës së Çairit, njëherësh edhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, sot priti në zyrën e tij Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, i cili e uroi për detyrën e re.
Takimi u fokusua në zhvillimet politike në vend dhe në nevojën për koordinim të ngushtë institucional në periudhën që pason, ndërsa vizita e Gashit u vlerësua si një sinjal i qartë mbështetjeje dhe bashkëpunimi në të mirë të qytetarëve dhe të proceseve shtetërore.
Mexhiti e falënderoi Gashin për vlerësimin, duke theksuar se para institucionit që ai drejton qëndron shumë punë, e cila do të zhvillohet me përgjegjësi, përkushtim dhe qartësi në vendimmarrje.


