cairi aktivizon shtabin e emergjences pas stuhise mexhiti ekipet jane ne terren dhe ne gatishmeri te plote 6a5feda06b7d0

Çairi aktivizon Shtabin e Emergjencës pas stuhisë, Mexhiti: Ekipet janë në terren dhe në gatishmëri të plotë

July 22, 2026
1 minut lexim

Pas stuhisë së fuqishme që goditi sot Shkupin dhe rajonin, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se është mbajtur mbledhja e Shtabit të Emergjencës për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar veprimet e institucioneve komunale.

Mexhiti bëri të ditur se ekipet e komunës kanë qenë të angazhuara në terren gjatë gjithë kohës dhe vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje të qytetarëve.

“Pas stuhisë së fuqishme që goditi sot Shkupin dhe rajonin, zhvilluam mbledhjen e Shtabit të Emergjencës të Komunës së Çairit për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar veprimet e mëtejshme. Ekipet tona kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës dhe vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje të qytetarëve”, deklaroi ai.

Kryetari i Çairit theksoi se edhe personalisht ka dalë në terren së bashku me ekipet kompetente për të parë nga afër gjendjen dhe për të koordinuar ndërhyrjet në zonat ku ka nevojë.

“Tani, së bashku me ekipet kompetente, kam dalë edhe unë në terren për të parë nga afër gjendjen dhe për të koordinuar ndërhyrjet aty ku ka nevojë”, u shpreh Mexhiti.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve deri në normalizimin e plotë të situatës.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin rekomandimet e institucioneve derisa situata të normalizohet”, apeloi kryetari i Komunës së Çairit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sa u paguan aktoret per rolet e tyre ne filmin the odyssey zendaya thuhet se mori pese milione dollare per gjashte skena 6a5feafc0c803
Lajmi i mëparshëm

Sa u paguan aktorët për rolet e tyre në filmin “The Odyssey”: Zendaya thuhet se mori pesë milionë dollarë për gjashtë skena

nga kosova dhe shqiperia sonte po afrohet nje stuhi e re e rrezikshme 6a5feeeceee82
Lajmi i radhës

Nga Kosova dhe Shqipëria sonte po afrohet një stuhi e re e rrezikshme

Të fundit nga

ShkoLartë