1
Shkup, 23 gusht – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një takimi me artistët lokalë, ka theksuar rëndësinë e artit dhe krijimtarisë në jetën shoqërore, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme për këtë komunitet.
Gjatë bisedës, artistët shprehën nevojën për kushte më të mira pune, hapësira më të gjera për krijimtari dhe përkrahje institucionale që do t’i ndihmonte të zhvillohen profesionalisht.
Mexhiti deklaroi se këto kërkesa janë të drejta dhe se do të jenë pjesë e programit të tij si kryetar i ardhshëm i komunës.
“Zëri i artistëve nuk do të mbetet vetëm kërkesë, por do të shndërrohet në veprim. Një shoqëri që investon në art dhe tek artistët e saj është një shoqëri që e hap të ardhmen. Arti na bën më të ndjeshëm, më të hapur dhe më të bashkuar. Për këtë arsye, mbështetja për komunitetin artistik do të jetë një nga prioritetet tona,” theksoi Mexhiti.
Ai nënvizoi se Komuna e Çairit ka potencial të madh kulturor dhe se përmes një politike të përkushtuar ndaj artit, qyteti mund të fitojë jo vetëm në aspektin estetik dhe shpirtëror, por edhe në zhvillimin e identitetit dhe kohezionit shoqëror.
Burimi: zhurnal.mk


