bylykbashi akuza mazhorances po e kthen parlamentin ne mekanizem pa debat 690e66942c0c6

Bylykbashi akuza mazhorancës: Po e kthen Parlamentin në mekanizëm pa debat

November 7, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën në Parlament, duke akuzuar mazhorancën se po pengon qëllimisht debatin demokratik. Ai e quajti këtë praktikë si shkelje të rregullores dhe të të drejtave të opozitës.

“Në Parlament, mazhoranca nuk do debat. Dje ishte hera e dytë që mbaja fjalën. Kam kërkuar të flas në çdo seancë, por nuk më është dhënë mundësia. Kanë kthyer në mekanizëm heqjen e fjalës duke mbyllur seancën,” u shpreh Bylykbashi.

Sipas tij, Partia Demokratike është një forcë e madhe që përfaqëson një elektorat të gjerë dhe të larmishëm, ndaj duhet të ketë hapësirë për debat.

“Ne kemi debatin parlamentar si instrument të fuqishëm, por jo vetëm atë. Kemi protestat, veprime të tjera, forma të ndryshme të reagimit politik”, theksoi ai.

Bylykbashi shprehu gjithashtu pakënaqësi për mënyrën se si drejtohet Kuvendi nga kryetari aktual, Niko Peleshi, duke nënvizuar se ai po vepron nën ndikimin e Kryeministrit Edi Rama.

“Drejtimi i Parlamentit me kryetar Niko Peleshin është problematik. Kuptohet se Rama i jep porositë. Kryetari i Kuvendit është numri dy i Republikës dhe duhet të garantojë balancën e procesit parlamentar”, tha Bylykbashi.

Deputeti demokrat shtoi se mbyllja e parakohshme e seancave po përdoret si mënyrë për të shmangur transparencën dhe për të bllokuar zërin e opozitës.

“Kur u mbyll seanca dje, u mbyllën edhe votimet dhe iu hoq e drejta për të folur deputetëve që kishin çështje të rendit të ditës. Po shkelet hapur rregullorja. Është e dukshme që urdhrat vijnë nga kreu i grupit parlamentar të PS”, përfundoi Bylykbashi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

suat shaqiri cashka pas 4 viteve do te jete shembull per te gjitha komunat 690e649143aed
Lajmi i mëparshëm

Suat Shaqiri: Çashka pas 4 viteve do të jetë shembull për të gjitha komunat

martini sulm kunder te gjitheve 690e66f554961
Lajmi i radhës

Martini, sulm kundër të gjithëve

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë