buxheti zhyt ne krize francen rrezikohet qeveria kryeministri perballet me mocion mosbesimi 68b5a4e55d00c

Buxheti zhyt në krizë Francën, rrezikohet qeveria! Kryeministri përballet me mocion mosbesimi

September 1, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Francois Bayrou përballet në 8 shtator me mocion mosbesimi, që rrezikon ta rrëzojë sërish qeverinë ne Francë.

Ishte vetë kreu i qeverisë që kërkoi një masë të tillë mes diskutimeve të nxehtë mbi buxhetin e planifikuar të kursimeve, i cili po kundërshtohet ashpër në vend.

Qeveria e pakicës po planifikon kursime prej pak më shumë se 44 miliardë eurosh për të ulur deficitin në 4.6 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) vitin e ardhshëm – që është ende larg kritereve të BE-së. Ndër masat simbolike është anulimi i dy festave zyrtare. Me këtë votëbesimin, Bayrou po ndërmerr një hap që kërcënon më shumë sesa vetëm karrierën e tij. Nëse dështon, Presidenti Emmanuel Macron do të detyrohet të zëvendësojë kryeministrin e katërt dhe të emërojë një kryetar të pestë qeverie brenda rreth 600 ditësh – pas Élisabeth Borne, Gabriel Attal dhe Michel Barnier.

Franca sot është e ngarkuar nga një mal borxhesh që tejkalon 3 trilionë euro, dhe barra e interesit i ha dhjetëra miliarda nga buxheti çdo vit. Brukseli po nxit masa shtrënguese, ndërsa tregjet financiare po i ndjekin nga afër politikëbërësit parizienë. Pas njoftimit të Bayrou-t, tregu i aksioneve reagoi me rënie çmimesh dhe rritje të normave të interesit për obligacionet qeveritare, të cilat këtë muaj madje tejkaluan përkohësisht nivelet e Greqisë. Pa një plan të besueshëm konsolidimi, Parisi përballet me një ulje të vlerësimit nga agjencitë e vlerësimit.

Nëse Kryeministri dështon më 8 shtator, Presidenti Macron, i cili mbështet buxhetin e kursimit, do të përballet me vendime të vështira, ndërsa në këtë pikë, mund të diskutohen mes të tjerash edhe gjasat një vit e gjysmë para zgjedhjeve presidenciale, t`i hapet rruga një transferimi të parakohshëm të pushtetit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

video zhegrova mberrin ne zyrat e juventusit ylli i kosoves mirepritet nga shqiptaret me flamurin e uck se me kemben e mbare 68b5a3d317d44
Lajmi i mëparshëm

Video/ Zhegrova mbërrin në zyrat e Juventusit, ylli i Kosovës mirëpritet nga shqiptarët me flamurin e UÇK-së: Me këmbën e mbarë

hakerat ruse sulmojne avionin e von der leyenavioni u detyrua te ulet ne bullgari 68b5a9175ddb9
Lajmi i radhës

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë