burri vrau gruan dhe veten detaje nga ngjarja e rende ne orikum cifti kishte nje lokal ne pronesi ishin ndare dhe 695803638cfba

Burri vrau gruan dhe veten/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Orikum, çifti kishte një lokal në pronësi, ishin ndarë dhe…

January 2, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e datës 2 janar në Orikum. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Llogora Xhebroj, 52 vjeç, ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit. Burime bëjnë me dije se 52-vjeçari fillimisht e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj, dhe me pas duke e mbytur për vdekje. Kanë qenë fëmijët e çiftit ata që kanë lajmëruar Qendrën Shëndetësore të Orikumit.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa pak më vonë, bashkëshorti i saj ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri tip pistoletë në garazhin e banesës. Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë.
Mësohet se çifti kishte në pronësi një ambient lokal në dalje të Orikumit rruges per fshatin Dukat,dhe ishin prindër të dy djemve 15 dhe 18.

Sipas familjarëve, ata kishin pasur konflikte të vazhdueshme dhe ishin ndarë rreth dy vite më parë, për t’u ribashkuar më pas, por konfliktet kishin vijuar dhe së fundmi ndodheshin në proces divorci.

Ndërkohë, fqinjët e çiftit kanë deklaruar se janë tronditur nga ngjarja, duke theksuar se i njihnin si njerëz të qetë dhe nuk kishin dijeni për konfliktet mes tyre.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shoferi i aksidentit ku udhetonte me yllin e boksit paraqitet ne gjykate 695802b464eee
Lajmi i mëparshëm

Shoferi i aksidentit ku udhëtonte me yllin e boksit paraqitet në gjykatë

kqz publikon rezultatet e para nga votimi ne ambasada dhe konsullata 695803be4eff1
Lajmi i radhës

KQZ publikon rezultatet e para nga votimi në ambasada dhe konsullata

Të fundit nga

Moti me shi e borë në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe borë të dobët në zonat malore. Sipas
ShkoLartë