burri vrau gruan dhe me pas veten ne orikum zbardhet deshmia e femijeve nenen e gjetem te lidhur 695938c5f21fd

Burri vrau gruan dhe më pas veten në Orikum, zbardhet dëshmia e fëmijëve: Nënën e gjetëm të lidhur…

January 3, 2026
1 minut lexim

Është zbardhur dëshmia e fëmijëve të Sose Xhebroj, 40-vjeçares e cila u vra nga bashkëshorti ditën e djeshme në Orikum të Vlorës, e më pas ky i fundit vrau edhe veten.

Sipas dëshmisë nga një i afërm i tyre, dy fëmijët të moshës 16 dhe 19 vjeç, pasi janë përpjekur disa herë të kontaktojnë nënën e tyre ditën e djeshme në telefon dhe nuk kanë marrë përgjigje, janë nisur drejt banesës së bashku me dy shokë.

Fillimisht, djali i madh ka hyrë në në banesë dhe në katin e tretë të banesës ka gjetur nënën e tij, 48  Sose vjeçe, pa shenja jete, dhe në qafë kishte një fashetë dhe e gjakosur.

Menjëherë vëllai i madh ka njoftuar vëllanë tjetër që ishte në makinë me dy shokët dhe më pas ata kanë njoftuar ambulancën e Orikumit, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar trupin e pajetë të gruas drejt Spitalit të Vlorës, ku mjekët kanë konfirmuar se ajo kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë që fëmijët kanë qenë në banesë, babai i tyre kishte kryer vetëvrasjen në garazh me armë zjarri.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie familjare.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trajneri i interit e dime qe eshte nje ndeshje e veshtire 6959381424b03
Lajmi i mëparshëm

Trajneri i Interit: E dimë që është një ndeshje e vështirë 

ja kush jane kandidatet per deputete qe moren vetem nga tri vota 6959391f64559
Lajmi i radhës

Ja kush janë kandidatët për deputetë që morën vetëm nga tri vota

Të fundit nga

ShkoLartë