burreri me dy gra dhe nje ortake ironia e kimete berishes per sami lushtakun 68e3e2a603fce

“Burrëri me dy gra dhe një ortake”/ Ironia e Kimete Berishës për Sami Lushtakun

October 6, 2025
1 minut lexim

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar me ironi dhe sarkazëm ndaj paraqitjes publike të Sami Lushtakut, duke e vënë në shënjestër konceptin e tij për “burrëri” dhe raportin me gratë.

Ajo ironizon faktin që ish-komandanti dhe kandidati për kryetar të Skënderaj krenohet publikisht me faktin se ka dy gra – duke e paraqitur këtë si shenjë force dhe ndershmërie, në krahasim me rivalët e tij politikë.

Me gjuhë thumbuese, Berisha shtjellon një panoramë ku “burrëria” matet me numrin e grave, ndërsa gratë e mbledhura në tubime dëgjohen për të ardhmen e tyre nga një burrë që flet me ortaken, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Burrëria ligjore: me dy gra dhe një ortake!

– Në Kosovë, burrëria matet me gra.

– Sami Lushtaku është më i ndershëm dhe më burrë se Albin Kurti, sepse i ka dy gra.

– (Ish-komandanti, kryetar i përhershëm i Skënderajt: Përnjëmend i ka dy gra dhe ka thënë që, po të dojë Zoti, do të martohej prapë).

– Meshkujt e përkrahin, sepse e lakmojnë që i ka dy gra legale (e jo si këta, ilegale).

– Gratë e përkrahin nga frika, mos po ua gjen burrave të tyre gruan e re.

– Samiu i kish tubuar gratë e Skënderajt dhe u fliste për të ardhmen e tyre… me ortaken.

– E citoi “gruan e tij”, por gratë s’e ditën cilën, sepse për të edhe njëqind gra janë një: Grua!

P.S. “Do të të dashuroj derisa të më urresh.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

buffon me juventusin fitova 13 tituj jo 11 68e3e29629339
Lajmi i mëparshëm

Buffon: Me Juventusin fitova 13 tituj, jo 11

live masaker ne gjykaten e apelit vritet gjyqtari astrit kalaja 68e3e34e53cd1
Lajmi i radhës

LIVE/ Masakër në Gjykatën e Apelit, vritet gjyqtari Astrit Kalaja

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë