Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe atdhetarit Ilmi Ramadani – Baci, reagimet e të afërmve dhe miqve nuk kanë munguar.
Ndër ata që e kujtuan është edhe i vëllai, Arbresh Ramadani, i cili ka ndarë një mesazh prekës në Facebook.
“Burrë linde, burrë jetove, burrë shkove. Neve na trondite shoku im. Nderim për jetë!”, ka shkruar ai, duke shprehur dhimbjen dhe krenarinë për jetën dhe veprën e të vëllait.
Ilmi Ramadani u dallua për përkushtimin e tij të palodhur, guximin dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë dhe drejtësisë. Ai mbetet një figurë e respektuar mes bashkëveprimtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër.
Ai ishte bashkëveprimtar i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.
Me një telegram ngushëllimi ka dalë edhe dega e Partisë Demokratike të Kosovës, në Gjilan.
“Ilmi Ramadani do të mbetet përherë në kujtesën tonë si njeri i përkushtuar, atdhetar i paepur dhe intelektual që idealin për lirinë e vendit e mbajti mbi gjithçka. Largimi i tij është humbje e madhe për familjen, bashkëveprimtarët dhe gjithë shoqërinë”, thuhet në reagimin e degës në Facebook.
Burimi: botasot.info


