burrat apo grate kush bien me shpejt ne dashuri 685c3d6adf98e

Burrat apo gratë, kush bien më shpejt në dashuri?

June 25, 2025
1 minut lexim

Një studim i fundit nga Australian National University ka zbuluar se meshkujt priren të bien në dashuri dukshëm më herët se femrat.

Në një anketë me 808 të rinj nga 33 vende të ndryshme, u vu re se burrat zakonisht shprehin fjalët “Të dua” që brenda muajit të parë të lidhjes, ndërsa femrat presin pothuajse dyfishin e kohës për të ndarë të njëjtën ndjenjë.

Megjithatë, studimi tregon se femrat kanë tendencën të përjetojnë ndjenja më të thella dhe të mendojnë më shpesh për partnerin, pasi bien realisht në dashuri.

Sipas ekspertëve, këto rezultate lidhen jo vetëm me biologjinë, por edhe me pritshmërinë shoqërore që ndikojnë në mënyrën si secili gjini përjeton dhe shpreh ndjenjat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ilir ferati rikandidohet per kryetar te istogut 685c3c3ec9ab0
Lajmi i mëparshëm

Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

bozhinovska nuk ka rritje te cmimit te energjise 685c41a43f63c
Lajmi i radhës

Bozhinovska: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë!

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë