Shoqata Aksionare MEPSO ka reaguar ashpër ndaj BDI-së opozitare, duke i cilësuar si të pavërteta dhe tentim për ta përfshirë kompaninë në përballjet ditore politike.
Nga kompania theksojnë se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shumë subjekte juridike, përfshirë edhe përfaqësinë rajonale të kompanisë gjermane SIEMENS, me të cilën bashkëpunimi daton prej shumë vitesh.
“Shpresojmë sinqerisht që partia politike BDI e di se SIEMENS është kompani gjermane”, thuhet në reagimin e MEPSO-s.
Në kumtesë rikujtohet se gjatë mandatit të drejtorit gjeneral Burim Latifi, është rifilluar projekti i interkoneksionit Maqedonia e Veriut–Shqipëri, ndërsa janë nisur edhe aktivitetet për realizimin e projektit për ndërtimin e interkonektorit të ri Tetovë–Prizren me Republikën e Kosovës.


