burgu ne teksas liron gabimisht te burgosurin autoritetet ne kerkim te tij 68a56251ecbb6

Burgu në Teksas liron gabimisht të burgosurin, autoritetet në kërkim të tij

August 20, 2025
1 minut lexim

Policia në Teksas ka nisur kërkimin për Troy Dugasin, i cili gabimisht u lirua nga burgu edhe pse duhej të vuante një dënim pesëvjeçar.

Zyra e sherifit të qarkut Harris konfirmoi se Dugas u lirua pasdite dhe publikoi një fotografi të tij.

Sipas zyrës së sherifit, Dugas duhej të fillonte vuajtjen e dënimit pesëvjeçar për sulm ndaj një anëtari të familjes, plus një dënim shtesë dyvjeçar për shmangie nga arrestimi. Të dyja incidentet për të cilat u dënua kanë ndodhur në qarqe afër Houstonit.

Autoritetet shpjeguan se Dugas ishte në burgun e qarkut Harris që nga 14 gushti për akuza të tjera lokale, të cilat më pas u hedhën poshtë, duke çuar në lirimin e tij.

“Do të kryhet një hetim i thellë për të përcaktuar rrethanat që çuan në lirimin e gabuar të Dugasit nga burgu”, thuhet në njoftim.

“Indikacionet paraprake tregojnë se stafi i burgut nuk dokumentoi siç duhet dënimin shtetëror në dosjen e tij, gjë që çoi në supozimin e gabuar se Dugas plotësonte kushtet për lirimin pasi akuzat e qarkut Harris kundër tij u hodhën poshtë”, thuhet më tutje.

Zyra e sherifit nuk ka dhënë ende përgjigje për kërkesat për informacione shtesë. Ata kanë publikuar përshkrimin e Dugasit: është 185 cm i gjatë, peshon 97 kg dhe ka një tatuazh në qafë.

Autoritetet i kanë bërë thirrje publikut që nëse e shohin apo kanë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë menjëherë numrin emergjent 911.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u fik flaka e shpirtit frederik ndoci humb njeriun e afert dedikimi prekes shperndahet ne rrjete sociale 68a51431e6667
Lajmi i mëparshëm

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

sbashk u paralajmeron masa ne rast deshtimi te takimit me masht in 68a5677730d19
Lajmi i radhës

SBASHK-u paralajmëron masa në rast dështimi të takimit me MASHT-in

Të fundit nga

ShkoLartë