burgoset perjetesisht mjeku qe helmonte pacientet ne france 694405137e518

Burgoset përjetësisht mjeku që helmonte pacientët në Francë

December 18, 2025
1 minut lexim

Një ish-anesteziolog është dënuar me burgim të përjetshëm për helmimin me qëllim të 30 pacientëve, përfshirë 12 që humbën jetën.

Një gjykatë në qytetin Besançon në lindje të Francës e ka gjetur Frederic Pechier fajtor për kontaminimin e qeseve të infuzioneve me substanca që shkaktuan arrest kardiak ose hemorragji.

Viktima e tij më e re, një fëmijë katër vjeç, mbijetoi dy arrestime kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e vjetër ishte 89 vjeç, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.

“Ju jeni Doktor Vdekje, një helmues, një vrasës. Ju sillni turp për të gjithë mjekët”, thanë prokurorët javën e kaluar. “Ju e keni kthyer këtë klinikë në një varrezë”.

Péchier u vendos nën hetim për herë të parë tetë vjet më parë, kur dyshohej për helmimin e pacientëve në dy klinika në Besançon midis viteve 2008-2017.

Viktima e tij e parë e njohur, Sandra Simard, ishte 36-vjeç kur pësoi një arrest kardiak të papritur gjatë një operacioni shpine. Ajo mbijetoi falë ndërhyrjes së Péchier, megjithatë hyri në koma.

Testet në qeset e saj të infuzioneve treguan përqendrime potasiumi 100 herë më shumë se doza e pritur dhe u lajmërua menjëherë prokuroria lokale.

Gjatë 15 javëve të gjyqit, Péchier herë pas here pranoi se disa nga pacientët që sëmurën ose vdiqën mund të jenë helmuar, por mohoi çdo shkelje ligjore.

“Kam thënë më parë dhe do ta them përsëri: Nuk jam helmues… gjithmonë kam respektuar betimin Hipokratik”, deklaroi ai.

Péchier tani do të kalojë të paktën 22 vjet në burg, pasi ka qenë në liri gjatë gjithë gjyqit. Ai ka 10 ditë afat për të apeluar çështjen, i cili do të çonte në një gjyq të dytë brenda një viti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministri maqedonc prit ne takim lamtumires kolonel sefer shytin 694404fe98b02
Lajmi i mëparshëm

Ministri Maqedonc prit në takim lamtumirës kolonel Sefer Shytin.

be e percare per perdorimin e parave ruse ne ukraine von der leyen sot nje vendim tusk para sot ose gjak neser belgjika dhe orban kunder ceshtje e vdekur 694406c7b604e
Lajmi i radhës

BE e përçarë për përdorimin e parave ruse në Ukrainë. Von der Leyen: “Sot një vendim”. Tusk: Para sot ose gjak nesër. Belgjika dhe Orban kundër: Çështje e vdekur

Të fundit nga

ShkoLartë